Ukrainasit “rrëzojnë” Leninin, por presioni i Moskës mbetet i fortë

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 05:39

Fakti që statuja e Leninit, udhëheqësit të revolucionit Bolshevik të Tetorit 1917, ende ngrihej në qendër të kryeqytetit ukrainas, dëshmon lidhjen e ngushtë të Ukrainës me Moskën. “Hambari” i dikurshëm i drithit të Bashkimit Sovjetik, rikthehet me protestat e këtyre ditëve në dilemën për të zgjedhur mes qëndrimit në orbitën ruse dhe shkëputjen drejt bashkësisë europiane. Lajmi se manifestuesit rrëzuan dhe shkatërruan një statujë të Vladimir Iliçit të dielën, bëri xhiron e botës. Disa njerëz me flamujt e Partisë Liberale (forcë opozitare nacionaliste), filluan të qëllonin me vare statujën e themeluesit të Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që Rusia ka shtuar presionet duke e nxitur Kievin të firmosë marrëveshjen e një unioni doganor me ish-republikat sovjetike (Rusi, Kazakistan, Bjellorusi).

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.