Marku: Të bësh analizën e PD-së, do të thotë të drejtosh gishtin mbi Berishën, por Basha s’ka për ta bërë kurrë këtë

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 09:10

Partia Demokratike, më 12 dhjetor feston 23-vjetorin e krijimit të saj. Ky përvjetor e gjen PD-në në opozitë, të rrudhur, konfuze dhe me plot probleme të brendshme. Për rrugëtimin prej më shumë se dy dekadash dhe gjendjen ku ndodhet e djathta dhe më saktë PD-ja, ish-deputetit demokrat Mark Marku, një nga zërat e fuqishëm kritik, për situatën në të cilën ndodhet kjo parti, bën një analizë të hollësishme në gazetën SHQIP.

Lidhur me analizën e humbjes, të cilën PD nuk e ka bërë ende, Marku duke qenë skeptik se ajo nuk do të bëhet kurrë.

“Të bësh analizën e PD-së do të thotë të drejtosh gishtin mbi shkaktarin e humbjes, mbi zotin Berisha, gjë që për zotin Basha do të ishte një sakrilegj. Të bësh analizë do të thotë t’i shpjegosh elektoratit tënd pse PD-ja pas 20 vjetësh pluralizëm është më komuniste se ç’ishte 20 vjet më parë, pse i humbi lidhjet me elektoratin bazë të saj: ish të persekutuarit dhe të shpronësuarit nga regjimi komunist, pse e humbi elektoratin e qyteteve të mëdha, pse e humbi simpatinë e intelektualëve, mbështetjen e të rinjve, pse futi në kulturën politike dhe atë qeverisëse abuzimin me pushtetin dhe mungesën e përgjegjësisë së ushtrimit të tij, pse e bëri si kriter dominant të karrierës politike lëpirjen, sharlatanizmin dhe paaftësinë, pse komunistët dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit qenë kontingjenti i preferuar i të zgjedhurve të Berishës, pse e ndyu idenë e pjesëmarrjes në politikë aq shumë sa e ka bërë politikën dhe politikanët objekt urrejtjeje të qytetarëve. Ja pse mendoj se Lulzim Basha e ka të vështirë të bëjë analizë dhe nuk mendoj se do ta bëjë ndonjëherë atë, ka thënë Marku”.

Zh.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Mark edhe nese te gjitha sa the do ishin te verteta Berisha e ka marre persiper pergjegjesine dhe ka dhene doreheqjen. Sulmi ndaj Bashes qe sipas teje duhet te merret me Berishen dhe jo me Ramen con uje ne mullirin e ketij te fundit. Ato gjera qe jane bere gabim nuk duhet te behen me dhe mundesisht te gjehen forma e metoda statutore per t&#39;i penguar te perseriten por sot gjeja e fundit qe PD ka nevoje eshte percarja dhe lufta e brendshme qe sugjeron ti</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.