BBC: Siri, xhihadistët i furnizon Turqia. Po shkatërrojnë revolucionin sirian!

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Xhihadistët e huaj po përdorin baza të sigurta në jug të Turqisë për të kaluar në Siri dhe për të luftuar kundër forcave qeveritare. Lajmin e bën të ditur BBC. Një person që drejton një nga bazat, në afërsi të qytetit-kufi të Rejhanlit, thotë se mbi 150 persona, mes të cilëve 20 britanikë, e kanë përdorur atë në tre muajt e fundit.
Rruga përmes Turqisë e përdorur nga xhihadistët e huaj të lidhur me Al Kaedën sa vjen e bëhet më e organizuar. Aktivistët e opozitës thonë se luftëtarët po shkatërrojnë revolucionin sirian. Një nga këta luftëtarë, nga Franca, thotë për të dërguarin e rrjetit britanik se si ai ka me mijëra, që kanë ardhur nga çdo qoshe e botës. “Ne jemi të gjithë të Al Kaedës”, shprehet ai.
Xhihadisti, dikur student në Francë, thotë se ai i është bashkuar një brigade që kishte rreth 8 mijë vetë. Ai shton se së fundmi brigada ka bërë aleancë me organizata radikale islamike si Shteti Islamik i Irakut dhe Siria e Madhe. Në vitet e fundit, mijëra luftëtarë të huaj, përfshirë rreth 300 britanikë, kanë shkuar në Siri për të luftuar regjimin e presidentit Assad. Por opozita e vërtetë thotë se xhihadistët jo vetëm që nuk po luftojnë regjimin, por sistematikisht po sulmojnë lufëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Siriane, përcjell TCH.
ne.su.
Comments
Karnavalja vehabisto-talebane

Karnavalja vehabisto-talebane po i afrohet epilogut te vet. E ashtuquajtura opozite siriane qe vazhdimisht pergjate konfliktit refuzoi çdo forme dialogu me qeverine legjitime siriane, me ndihmen e drejtperdrejte te shtetit nazi-sionist te Izraelit, veglave te tij ne Perendim dhe monarkive diktatoriale sunite te Gjirit Persik, formoi nje ushtri terroristesh, me te cilet synonte te merrte pushtetin per ta shenderruar shtetin laik sirian ne nje shtet ekstremist te llojit taleban, ku sharia apo Islami i verber do te ishte ligji fondamental i atij shteti. Tani po ajo opozite na qan duke derdhur lote krokodili per nje zhvillim qe gjoja s'e kishte parashikuar! S'e kishte parashikuar por e kishte pergatitur; bile me kujdesin me te madh ne çdo detaj! Talebanet mjekergjate po na marrkan kontrollin e situates ne terren! Po pse dje ne fillesat e te ashtuquajtures rezistence, nuk ishin talebanet e huaj qe kontrollonin fushaten terroriste!?

Ja qe tani na paska patur te drejte presidenti Bashar al-Assad dhe Irani, ne luften ndaj terrorit vehabist te mbeshtetur verberisht nga Perendimi me filo-sionist! Por nuk eshte pak vone per ta pranuar kete? Vone mbase jo per te shkaterruar rrjetin e huaj te terrorit sunit te instaluar ne Siri, por per te riparuar demet e tmerrshme te ketij terrori. Deme qe jane te pallogaritshme dhe qe do te kerkonin dekada per t'u riparuar.

Ne bindjen e plote qe Ushtria Popullore Siriane do t'i qeroje nje nga nje kermat e huaja vehabiste nga territori i vet, shpresoj qe te njejten gje te bejne te gjitha qeverite e botes se ashtuquajtur demokratike me shtetasit e tyre qe si mercenare u bene shkaktaret e makabriteteve me te zeza ne Siri! Keta elemente duhen zhveshur nga çdo e drejte civile, duke filluar nga shtetesia, per t'ia propozuar perfundimisht kete ushtri mercenaresh nje vendi talebanesk, si Arabia Saudite, Katari apo Pakistani. Pa u çliruar ne kete menyre nga keto mbeturina njerezore, nje dite tmerret siriane do t'i "shijonim" heret a vone ne vendet tona!

Turqia sikur eshte aleate e

Turqia sikur eshte aleate e Amerikes?

Sikurse Izraeli, agjente te te cilit jane kapur duke ngritur celula te Al Kaides ne Liban.

Kush luan me zjarrin, do te digjet vete ne te.

Nuk kam c'te shtoj as edhe

Nuk kam c'te shtoj as edhe nje fjale persa i nderuari Z Pirro ka shkruar me siper. Kur po bisedoja me nje prift katolik ketu ne emigrim para nje jave, e pyeta se perse diogjeza e tyre nuk permend kurre krimet makabre qe vehabistet po kryejne mbi kristianet ne Siri e Irak? Ai u pergjigj se Peshkopet me urdher te Vatikanit ua ndalojne, po ashtu me tha se ai e di kete gje fare mire.

Ky eshte koalicioni i armates sioniste me ne krye SHBA-ne dhe ISraelin qe po shkaterrojne nje civilizim mijera vjecar dhe mbi germadha po lulezon terrorizmi i kucedrave vehabiste. Sadami ua ka thene 13 vite me pare: ''do te korrni te lashtat qe mbollet'' po ashtu Turqise ia tha edhe Assadi: ''zjarri qe ndizni do tju perveloje edhe juve''.

Kjo i pret edhe shiptart dhe

Kjo i pret edhe shiptart dhe per pasoje te gjithe vendet sllavo-greke do ti kene kundra si ne kohen qe u coptuen trojet shqiptare ne vitin 1913.

Krimet e luftes ne Siri jane

Krimet e luftes ne Siri jane bere nga xhihadistet dhe keta gjoja revolucionaret. Gjithcka e orkestruar nga amerika dhe izraeli.

Asadi eshte nje lider me modern sesa keta "perendimoret"

Add new comment