Jonathan Moore takon “të mëdhenjtë” që i thonë (për protestat )se “nuk kishte informacion dhe kishte shumë emocione”

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 03:54

 

Jonathan Moore, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vizitën e tij në Tiranë, shprehet për vendimin për refuzimin e armëve kimike se vendimi nuk do të cenojë marrëdhëniet dypalëshe, edhe pse SHBA-të u ndjenë të zhgënjyera.

Ja konkluzioni i Moore pas takimeve me Kryeministrin, Kryetarin e PD-së, Kryeparlamentarin: “Mendoj të gjithë e kuptojmë që kjo është një çështje ku nuk kishte aq shumë informacion dhe kishte shumë emocione, por ngaqë jemi miq dhe aleatë, e kemi kapërcyer.”

Pra, del që aktorët kryesorë të politikës ia lanë “mungesës së informacionit dhe emocioneve” mos-miratimin e tyre?? Po sikur dëgjuam zyrtarisht se “Shqipëria nuk i plotëson kushtet për shkatërrimin e armëve kimike”?

Moore ngul këmbë që SHBA po e pyeste, nuk “po ia kërkonte” Shqipërisë të merrte përsipër shkatërrimin e armëve: “...ishte shumë e qartë prej fillimit të diskutimeve tona, qoftë takime përballë, telefonata, apo letra, që SHBA po pyeste Shqipërinë të shqyrtonte mundësinë e pranimit për shkatërrim të kimikateve, nuk po ia kërkonte, po e pyeste nëse ishte e mundur.”

k.c.

Intervista e plotë:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36252&kat=87

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.