Grekët e varfër mësyjnë Shqipërinë për... punë!

P { margin-bottom: 0.08in; }
Turistë”, kështu cilësoheshin emigrantët shqiptarë në mënyrë të padrejtë dhe të frymëzuar nga një lojë politike në vitet 1990 në Greqi. Por tashmë panorama është përmbysur për grekët. Emigrantët shqiptarë që po kthehen në atdheun e tyre për shkak të krizës greke dhe papunësisë, po tërheqin me vete edhe shumë grekë, të cilët janë të dëshpëruar për një vend pune.
“Kathimerini” sjell dëshmitë e këtyre punëtorëve grekë në Shqipëri. Pjesa më e madhe e atyre që vizitojnë Shqipërinë në kërkim të një pune, ndihmohen nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë vendosur të kthehen në atdhe për shkak të krizës.
Dihet që kostoja e jetesës në Shqipëri është më e ulët krahasuar me Greqinë.
Disa kompani greke dhe shqiptare po kërkojnë gjithnjë e më shumë një staf të specializuar nga Greqia, duke shtuar këtu inxhinierë, të cilët do të mund të punojë për një sërë projektesh në Shqipëri. Është një punë e vështirë që paguhet pak.
Eksodi i grekëve në Shqipëri nuk është i madh. Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe numrit të limituar të ofertës për punë. Por gjithsesi, kjo është hera e parë që grekët shkojnë në Shqipëri për të punuar për kompani jogreke.
Ky trend njohu rritje gjatë stinës së verës, ku shumë grekë tentojnë të gjejnë punë në Shqipëri, sidomos në fushën e turizmin, ku pagat janë mjaft të larta, 30-40 euro në ditë.
Gjithsesi, nuk ka të dhëna që të tregojnë se ky trend ka premisa për të qenë afatgjatë. Kjo konfirmohet edhe nga zyrtarë të departamentit të migracionit në Shqipëri.
Zyrtarët thonë se pjesa më e madhe e punëtorëve të huaj që vijnë në Shqipëri janë nga Turqia, Greqia dhe Maqedonia. Numri i aplikantëve për viza punësimi është relativisht i vogël. Në vitin 2012 ishin 2500 të huaj që kërkuan të punësoheshin në Shqipëri, thellon INA Online.
ne.su.
Add new comment