Arkiv-Lajme
Shënim: Një Drejtësi që duhet të flasë me emra
Kanë kaluar vetëm pak muaj qëkurse qeveria e re e kryesuar nga Edi Rama mori pushtetin dhe perceptimi fillestar mbi atë se çfarë vullneti ka realisht ajo për të ndryshuar gjendjen është formësuar. Ndonëse është e qartë se ajo e refuzon status quonë e instaluar nga qeveria e mëparëshme, ideja se veprimet korrigjuese apo rehabilituese do të jenë jo të plota, madje shpesh edhe kaotike, ka nisur të zërë vend.
Denoncim në studio televizive: Një hoxhë më përdhunoi. Reagon kleriku: Nuk bëhem pjesë e këtyre historive
Një histori e pazakontë është zbardhur sot gjatë një interviste televizve në studion e News24, në emisionin “Me zemër të hapur”. Një 28vjeçar, invalid nga Tirana, ka rrëfyer për moderatoren Evis Ahmeti se është përdhunuar nga një hoxhë në qytetin e Lezhës para dy vitesh kur ai po çonte vajzën e tezes për arsye të problemeve psikologjike. Akuza shumë e rëndë është mohuar nga hoxha, i cili është komunikuar me telefon nga studio. Ja se çfarë deklaroi hoxha në telefon: “E dëgjova historinë dhe ai që pretendon këtë të ndjekë rrugën ligjore.
Fazë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Një shkollë për fëmijët serbë në Hamil të Fierit dhe së shpejti një stërvitje e përbashkët shumëpalëshe
Bashkëpunimi me Serbinë duket se do të njohë përmasa të reja. Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Beograd, është “paraprirë” nga disa zhvillime që lidhen marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Konkretisht, pak ditë më parë është hapur në fshatin Hamil të Fierit një shkollë për fëmijët e pakicës serbe.(http://www.zeri.info/artikulli/21403/hapet-shkolla-e-pare-serbe-ne-fier).
Vritet një nxënës në shkollën ‘Beqir Çela” në Shkozet
Krimi është rishfaqur sërish, tashmë edhe në mjediset e shkollave. Një i ri 17 vjeçar është ekzekutuar në ambientet e shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, i cili siç bëhet e ditur jetonte në konviktet e saj. Adriatik Toto quhet viktima, i cili duket se është ekzekutuar me armë automatike. Nga burimet e para policore bëhet e ditur se sipas gjasave, autor mund të jetë një tjetër i ri i vitit të parë të kësaj shkolle. Në momentin e vrasjes kanë qenë të pranishëm 19 nxënës të tjerë. Ministri i Brendshëm Tahiri dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla janë nisur drejt Shkozetit.
Ironia e një shembjeje: Kompleksi “Jon”
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i ka kërkuar dje INUK-ut që të shembë Kompleksin “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë. Po dje, Kryetari i Task Forcës për Kontrollin e Territorit, Saimir Tahiri, ka dërguar një kallzim penal në prokurori, ku ndër të tjera, ka akuzuar Bashkinë e Vlorës, të kryesuar nga Shpëtim Gjika, për dhënien e lejes së ndërtimit të Kompleksit “Jon” në shkelje të plotë të ligjeve në fuqi.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i bën jehonë protestës qytetare. “Kohë e re pas nëntorit 2013. Tani qytetari nuk mund të mos pyetet”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar dje një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, e cila është botuar në disa të përditshme. “Me brezin e ri, për një demokraci të re”, titullohet fjala e Lulzim Bashës në gazetën “Mapo”. Nëse lexohet fjala, bie në sy fakti se motivi pse kreu demokrat është ulur me studentët është vetëm një: Sqarimi i opinionit mbi rreshtimin e PD-së kundër propozimit amerikan për armët kimike, që sipas tij mund të jetë interpretuar si antiamerikanizëm.
Prokurori i Përgjithshëm: Në Shqipëri nuk ka krim vërtet të organizuar
Në Shqipëri nuk ka një krim të organizuar në nivelin e vendeve të tjera. Ky është një konstatim që vjen nga prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës ka bërë të ditur këtë konstatim, që sipas tij “ndahet edhe nga ekspertët e huaj”.
Agolli, Kadare, Mula etj, letër të hapur institucioneve për të falur Nazime Vishën
Historia tronditëse e Nazime Vishës mbajti ngërthyer opinionin publik për muaj me rradhë. E dhunuar që në adoleshencën e hershme dhe e injoruar nga ato struktura të rendit dhe ligjit qe duhej ta mbronin, ajo kreu vetëgjyqësi ndaj dhunuesit dhe u dënua për vrasje me paramendim me 10 vite burg.
Pas 14 vjetësh francezët largohen nga Kosova
Ushtarët francezë të KFOR-it do të largohen nga zona e Mitrovicës. Pas më shumë se 14 vjetësh, duket se Parisi do të heqë dorë nga prezenca e vet në Kosovë. "Koha Ditore" citonte sot sekretarin e Përgjithshëm, Rasmussen, i cili paralajmëroi zëvendësimin e trupave franceze me forca të tjera të NATO-s. Ky veprim reflekton zhvillimet e reja në rajon, sidomos arritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës pak muaj më parë dhe e cila shikohet si akt i konfirmimit të njohjes praktike të krahinës shqiptare nga Beogradi.
Qeveria Rama vendos: Dëmshpërblim i plotë (edhe) për banorët e “pallatit të Lulit”
Teksa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar një kallëzim penal për pallatin e ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, të njëjtën ditë qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e banorëve që kanë blerë apartamente në kompleksin ‘Jon’. Qeveria ka vendosur të shpronësojë familjet që preken nga prishja e ndërtimeve të hoteleve e banesave buzë detit, dhe do të ndjekë të njëjtën praktikë dhe për kompleksin e shumëdiskutuar. Këtë zgjidhje e pati përmendur pak ditë më parë edhe ministri Arben Ahmetaj.