Ironia e një shembjeje: Kompleksi “Jon”

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i ka kërkuar dje INUK-ut që të shembë Kompleksin “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë. Po dje, Kryetari i Task Forcës për Kontrollin e Territorit, Saimir Tahiri, ka dërguar një kallzim penal në prokurori, ku ndër të tjera, ka akuzuar Bashkinë e Vlorës, të kryesuar nga Shpëtim Gjika, për dhënien e lejes së ndërtimit të Kompleksit “Jon” në shkelje të plotë të ligjeve në fuqi. Dhe po dje, Këshilli i Ministrave, i cili ka emëruar Saimir Tahirin si Kryetar të Task Forcës për Kontrollin e Territorit, akordoi rreth 5 milion dollarë për pronarët e Kompleksit “Jon” nga fondi i emergjencës, për t’i dëmshpërblyer deri në fund të këtij muaji për prishjen e pronës. Gjysma e këtij kompleksi është ende në pronësi të dy investitorëve të tij, të cilët akuzohen për shkelje të ligjeve nga anëtari i Këshillit të Ministrave dhe Kryetari i Task Forcës për Kontrollin e Territorit, Saimir Tahiri.
Shënim: Po dje, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Edi Rama, deklaroi se nuk ka asnjë lek në arkën e shtetit për të paguar pensionet e papaguara të invalidëve për muajt shtator-nëntor…
E.Zaloshnja
Comments
Nese ajo ndertese ka shkelur
<p>Nese ajo ndertese ka shkelur ligjet e urbanizmit, shteti duhet ta rregulloje me ane te taksave apo gjobave. Per shembull, nje takse mjedisi prej rreth 500 000 leke tevjetra ne muaj, per ata qe ta zeme kane shtepi 20 m prane vijes se detit ne Vlore - do ti detyronte pronaret te mos paguajne dhe ta braktisin siç braktiset nje shtepi me nje qira te shtrenjte per nje tjeter me te lire. Nese pas 1, 2 ose 3 vjetesh ka mbetur ndonje mohikan atehere le te paguhet per shtepine e tij me leket qe vete ka derdhur si taksa. Keshtu do te ishte zgjidur ne cdo vend ku opozita dhe pozita nuk merren vesh per te vjedhur qytetaret</p>
Ironia eshte se prishen
<p> </p><p>Ironia eshte se prishen pallate me leje nderkohe qe pallati i Kokedhimes ne Qeparo qendron si keshtjelle e pamposhtur e korrupsionit dhe shkeljes se ligjet ne bregune e Qeparoit . Ironi edhe me e madhe eshte se pallati i vjehrrit te Rames ose shkurt i Rames ne mes te Tiranes eshte po ashtu i ndertuar ne kundershtim me rregullat e urbanistikes me leje te dhene nga po vete Rama</p><p> </p>
Add new comment