Ironia e një shembjeje: Kompleksi “Jon”

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 04:24

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i ka kërkuar dje INUK-ut që të shembë Kompleksin “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë. Po dje, Kryetari i Task Forcës për Kontrollin e Territorit, Saimir Tahiri, ka dërguar një kallzim penal në prokurori, ku ndër të tjera, ka akuzuar Bashkinë e Vlorës, të kryesuar nga Shpëtim Gjika, për  dhënien e lejes së ndërtimit të  Kompleksit “Jon” në shkelje të plotë të ligjeve në fuqi. Dhe po dje, Këshilli i Ministrave, i cili ka emëruar Saimir Tahirin si Kryetar të Task Forcës për Kontrollin e Territorit, akordoi rreth 5 milion dollarë për pronarët e Kompleksit “Jon” nga fondi i emergjencës, për t’i dëmshpërblyer deri në fund të këtij muaji për prishjen e pronës. Gjysma e këtij kompleksi është ende në pronësi të dy investitorëve të tij, të cilët akuzohen për shkelje të ligjeve nga anëtari i Këshillit të Ministrave dhe Kryetari i Task Forcës për Kontrollin e Territorit, Saimir Tahiri.

Shënim: Po dje, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Edi Rama, deklaroi se nuk ka asnjë lek në arkën e shtetit për të paguar pensionet e papaguara të invalidëve për muajt shtator-nëntor…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by gjrgj (not verified) on

<p>Nese ajo ndertese ka shkelur ligjet e urbanizmit, shteti duhet ta rregulloje me ane te&nbsp;taksave apo gjobave.&nbsp;Per shembull, nje takse mjedisi prej rreth 500 000 leke tevjetra ne muaj, per ata qe ta zeme kane&nbsp;shtepi 20 m prane vijes se detit ne Vlore -&nbsp;&nbsp;do ti detyronte pronaret te mos paguajne dhe ta braktisin siç braktiset nje shtepi me nje qira te shtrenjte per nje tjeter me te lire. Nese pas 1, 2 ose 3 vjetesh ka mbetur ndonje mohikan atehere le te paguhet per shtepine e tij me leket qe vete ka derdhur si taksa. Keshtu do te ishte zgjidur ne cdo vend ku opozita dhe pozita nuk merren vesh per te vjedhur qytetaret</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ironia eshte se prishen pallate me leje nderkohe qe pallati i Kokedhimes ne Qeparo qendron si keshtjelle e pamposhtur e korrupsionit dhe shkeljes se ligjet ne bregune e Qeparoit . Ironi edhe me e madhe eshte se pallati i vjehrrit te Rames ose shkurt i Rames ne mes te Tiranes eshte po ashtu i ndertuar ne kundershtim me rregullat e urbanistikes me leje te dhene nga po vete Rama</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.