Kreu i PD-së, Lulzim Basha i bën jehonë protestës qytetare. “Kohë e re pas nëntorit 2013. Tani qytetari nuk mund të mos pyetet”

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 04:15

Kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar dje një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, e cila është botuar në disa të përditshme. “Me brezin e ri, për një demokraci të re”, titullohet fjala e Lulzim Bashës në gazetën “Mapo”. Nëse lexohet fjala, bie në sy fakti se motivi pse kreu demokrat është ulur me studentët është vetëm një: Sqarimi i opinionit mbi rreshtimin e PD-së kundër propozimit amerikan për armët kimike, që sipas tij mund të jetë interpretuar si antiamerikanizëm. “Kur PD-ja vendosi të marrë anën e protestave, e dinim se dikush, apo disa, pengje të kulturës së vjetër politike, do të nxitonin të na etiketonin si antiamerikanë, populistë, demagogë etj.. Kemi qenë të qetë dhe të kthjellët në vendimin që morëm, të bindur se...nuk mund të ketë antiamerikanizëm me vlerat mbi të cilat është ngritur dhe ekziston  ngrehina madhështore e demokracisë amerikane.” Por edhe më me interes është qasja e Bashës ndaj vetë protestës si të tillë, teksa në vlerësimet që ka bërë, ai nuk ka munguar të shfaqet optimist i madh, aq sa të flasë për një erë të re në Shqipëri. “Kthehem dhe rikthehem me bindjen se protestat e nëntorit janë nga ato ngjarje që vënë një kufi të ri ndarës, para dhe pas tyre, d.m.th para ose pas nëntorit 2013 kur qytetarët konsideroheshin pak ose aspak dhe pas nëntorit 2013 kur qytetari nuk mund të mos pyetet, konsultohet e konsiderohet për të gjitha çështjet e mëdha...”. Është shumë interesant ky vlerësim i Bashës, qoftë edhe vetëm po të merret në konsideratë se ai është një ndër ish-ministrat e qeverisë “Berisha” që akuzohet më shumë për ngjarjet e 21 janarit 2011.

s.z

Comments

Submitted by fatbardh (not verified) on

<p>Po per ndertimet pa leje ne Tirane a jane pyetur qytetaret te cilet do te ishin te paret.Ke me mijera ankesa dhe bashkia ben sehir o p...re.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ngjarjet e 21 janarit ngjasojne me protestat e nentorit per substancen dhe formen aq sa ngjason nje horr mercenar me nje intelektual.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.