Arkiv-Lajme
Fotot e Enverit i ka sjellë PPSH. A duhet përfshirë kjo parti në protokoll?
P { margin-bottom: 0.08in; }
Tema djegëse e fotove të Enverit në sfond të homazheve për 69-vjetorin e Çlirimit të vendit, ka shkaktuar reagime të forta nga opozita dhe komentues online.
Komunistët tregojnë për Balkanweb se fotoja e Enver Hoxhës është marrë gjithmonë me vete gjatë homazheve në çdo 29 Nëntor, por në fakt, kjo ishte hera e parë që dy-tri foto të Hoxhës, e një tjetër ku shfaqej flamuri komunist me drapër e çekan, ishte i pranishëm pikërisht në kohën kur në roje nderi kalonin krerët e shtetit.
Kosovë, heshtje zgjedhore. Vetëvendosje mund të çudisë në Prishtinë
Mbrëmë në mesnatë partitë politike në Kosovë e kanë përmbyllur fushatën parazgjedhore të balotazhit ndërsa nesër, të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Nuk munguna në këtë fushatë akuzat për “blerje industriale votash”.
Në garë janë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë balotazhit vëmendja është përqendruar në Prishtinë, ku për kryetra komune garojnë Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.
Ironia e një fotoje: Anti-enveristi Rama feston me foton e Enverit në sfond...
Në dhjetorin e vitit 1990, në metingun e parë të PD-së jashtë Qytetit Studenti (mbajtur në sheshin para stadiumit Qemal Stafa), foli edhe Edi Rama, duke u bërë i pari person në Shqipëri që sulmoi publikisht ashpër figurën e Enver Hoxhës.
“Enveri na skuqi si rusët, na zverdhi si kinezët, na jeshilosi si bari,” buçiti Rama atëherë me sarkazmën e tij karakteristike. Në javët e muajt që vijuan, ai kritikoi ashpër Sali Berishën për qëndrimin oportunist që mbante ndaj figurës së Enver Hoxhës dhe ndaj pasardhësit të tij Ramiz Alia.
Eurodeputetët thonë se raporti është pozitiv. Dhe tundin kokën për korrupsionin.
Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit për Ballkanin tha për TCH se është pozitiv për raportin për statusin. Vetë rezoluta e përgatitur nga Vuljaniç është pozitive, pa dyshim.
Por duke iu referuar luftës kundër korrupsionit raportuesi për Shqipërinë Nikola Vuljaniç iu referua denoncimit të 'Fiks Fare' për korrupsionin në drejtësi duke thënë se shpresoj që kjo video të pasohet nga arrestime. “të arrestohen prokurorët dhe gjyqtarët e videos” ishte fraza e Vuljaniç, i cili pavarësisht raportit pozitiv nuk mund të mos shprehte mërzinë për nivelet e korrupsionit.
Topalli për festimin e 29-s: sadiste dhe komike!
“Aleanca e 1 prillit, Rama –Meta fyejnë dhe provokojnë Shqiptarët! “ ky është komenti në FB i ish-Kryetares së Kuvendit, Topalli.
“Festën e Flamurit, Datëlindjen e 101 të Pavarësisë, përvecse e censuruan nga Vlora , e kaluan me një organizim shpërfillës, të akulltë, aspak dinjitoz edhe pse qytetarët e Vlorës dhe të Shqipërisë e prisnin me krenari! Ky ishte turp! 29 nëntorin e festuan me rilindjen e babait shpirtëror, ndërkohë që në xhaketa mbanin shenjën e të rënëve britanikë! Kjo ishte sadiste dhe komike!
Në sendet personale të Sokol Olldashit mungon... portofoli!
Megjithëse prokuroria ka urdhëruar dorëzimin e të gjitha sendeve personale tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit është portofoli. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur as në vendgjarje e as në makinën e aksidentit. Sipas raportimeve të Shqiptarja.com, dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës.
Nata e Bardhë, Rama mes artistëve u kërkon të “spostojnë” politikanët
Natën e Bardhë, Kryeministri e ka kaluar mes artistëve në Pallatin e Brigadave. Një nga idetë më interesante të Ramës në këtë takim ishte krijimi i heronjve të ditës, që duhet të jenë artistët, jo politikanët.
Edukimin me heronjtë e ditës ia kemi detyrim edhe brezit të ri, tha Rama, që padrejtësisht po njohin si të tillë politikanët, në një kohë që heronjtë e vërtetë janë shqiptarët kudo në botë, që kanë një histori suksesi, por që fatkeqësisht pak ose aspak të njohur në vendin e tyre.
Eurosur, një institucion i ri evropian: Kontroll, mbikëqyrje apo ndihmë për refugjatët!?
Eurosur fillon nga puna zyrtarisht më 1 dhjetor 2013, zyrat e tij janë në Varshavë. Bashkimi Evropian do të shpenzojë deri në vitin 2020 një shumë prej 144 miliardë euro për sistemin Eurosur. Helikopterë, avionë pa pilot dhe satelitë mbledhin informacione dhe ato përcillen në sistem. Kurse shtetet anëtare të BE-së e kanë vetë në dorë që të përcaktojnë se çfarë informacionesh duan t'u japin të tjerëve.
Majko: Ja dokumenti që më dhanë gjermanët për 29 Nëntorin
Megjithëse tashmë është fiksuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, politika “ka qejf” që t’i përdorë festat e Nëntorit, ashtu siç bëri edhe këtë vit. Edhe pse s’ka më nevojë për dokumente dhe argument historike, pasi boll janë bërë, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka sjell një fak interesant historik në favor të datës 29 nëntor si Dita e Çlirimit
Nata e Bardhë, sot Tirana e pagjumë, opozita e quan aktivitetin “perversitet politik të Ramës”
Kreu i qeverisë, Edi Rama, që ka marrë në një farë mënyre edhe autorësinë e festimit të Natës së Bardhë në kryeqytet, ka shkruajtur në profilin e tij në FB se nata e sotme do të jetë e pagjumë për Tiranën. Më tej Rama ka dhënë pothuajse të gjithë programin e festës, duke veccuar aktivitetin “Një mendësi tjetër”, te Muzeu Historik, si aktiviteti më alternativ i Natës së Bardhë për rininë.
Ja më tej programi sipas Ramës: