Nata e Bardhë, Rama mes artistëve u kërkon të “spostojnë” politikanët

Postuar në 30 Nëntor, 2013 03:38

Natën e Bardhë, Kryeministri e ka kaluar mes artistëve në Pallatin e Brigadave. Një nga idetë më interesante të Ramës në këtë takim ishte krijimi i heronjve të ditës, që duhet të jenë artistët, jo politikanët.  

Edukimin me heronjtë e ditës ia kemi detyrim edhe brezit të ri, tha Rama, që padrejtësisht po njohin si të tillë politikanët, në një kohë që heronjtë e vërtetë janë shqiptarët kudo në botë, që kanë një histori suksesi, por që fatkeqësisht pak ose aspak të njohur në vendin e tyre.

Për Ramën artistë kemi, por nk kemi sinergji mes tyre. “Ne kemi problem të krijimit të sinergjisë, nuk po them bashkim forcash, sepse duket sikur po bëjmë një ftesë për zbor, por bashkimit të dëshirave dhe mundësive për t’i dhënë një jetë të re botës sonë të vogël kulturore”, u shpreh kryeministri Rama para artistëve.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Keto idete e Rames qe kerkon t&#39;i nxjerre si origjinale jane mbuluar nga myku i kohes, si dikur tabelat e emulacionit. Nuk e mora vesh po Artan Lame ne cfare dege arti eshte specializuar qe ishte i pranishem?</p><p>Rama e ka problem te dale&nbsp; nga abstraksionizmat mendore dhe batutat prej karagjozi e t&#39;i pervishet punes konkretisht. Kane kaluar thuajse 3 muaj dhe deri tani vetem mbledhje ne lokalitete terheqese dhe vetem fjale, cuditerisht emerimet ne postet kyce i beri shpejt e shpejt se ishin urgjente dhe koha nuk priste.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.