Kosovë, heshtje zgjedhore. Vetëvendosje mund të çudisë në Prishtinë

Postuar në 30 Nëntor, 2013 07:04

Mbrëmë në mesnatë partitë politike në Kosovë e kanë përmbyllur  fushatën parazgjedhore të balotazhit ndërsa nesër, të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Nuk munguna në këtë fushatë akuzat për “blerje industriale votash”.

Në garë janë  kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë balotazhit vëmendja është përqendruar në Prishtinë, ku për kryetra komune garojnë Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

Në qendër të interesimit janë edhe Gjakova, përkatësisht gara ndërmjet kandidates së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe atij të AAK-së, Palë Lekaj dhe Peja ku garojnë  Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Ali Berisha i AAK-së.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<h1>Vetëvendosje eshte e vetmja force atdhetare ne Kosove, shpresojme ne fitoren e saj!</h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.