Arkiv-Lajme
Ballkani në lëmshin e luftës për energjinë. Një përpjekje e re e Rusisë
Megjithëse gazsjellësi Transadriatik fitoi mbi projektin Nabuco për transportin e gazit azer drejt tregjeve evropiane, duket se loja ende nuk ka përfunduar. Në garë është rifutur sërish Rusia, e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i saj South Stream. Nëse për gazin azer, rruga e zgjedhur lidh një vijë të shkurtër që kalon përmes Turqisë dhe Ballkanit në Itali, South Stream lidh një korridor tjetër, që do të kalojë nga Serbia.
Nga droga tek arma, në burgjet shqiptare hyn gjithçka, thotë ish i dënuari
Ngjarja në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ka nxitur shqiptarja.com të bëjë një intervistë të detajuar (me të cilën është hapur numrin e sotëm) me një ish të burgosur, mbi situatën e burgjeve shqiptare. Personazhi P.Deliu sigurisht nuk ka pranuar të japë emra të burgosurish apo funksionarësh, por deklaron me bindje në plotë që gjendja e sistemit të burgjeve shqiptare është një skandal i vërtetë. “Çfarë ndodhet jashtë, ndodhet dhe brenda, por me një çmim më të lartë”, thotë ish- i burgosuri në qelitë e burgut të Kosovës në Lushnjë, që ka qëndruar edhe në burgun e Peqinit.
Episodi i fshirjes së serverit të Tatimeve, keqkuptim apo diçka shumë e rëndë?
Një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është arrestuar nga policia pak ditë më parë me akuzën “shpërdorim detyre”, njoftonte numrin e sotëm Panorama. Episodi (nëse ju kujton gjë) ka të bëjë me “fshirjen e të dhënave nga serveri”: Arrestimi i drejtorit të sektorit IT në Drejtorinë e Tatimeve, shtetasit Renald Riska, është bërë nga policia pas fshirjes nga serveri i këtij institucioni të informacioneve të 4 viteve të fundit në lidhje me bizneset. Arrestimi i zyrtarit të Tatimeve ka ndodhur ditën e premte 22 nëntor 2012.
Braçe për revistën Klan: Qeverisë së re i mungon ndëshkimi ndaj shkelësve flagrantë të ligjit
Një nga armët më të forta të Partisë Socialiste para ardhjes në pushtet, ishte denoncimi i aferave korruptive të qeverisë së djathtë, thotë deputeti Erion Braçe në një intervistë për revistën Klan. Si dhe premtimi se pangopësia e treguar në tetë vite pushtet do të ndëshkohej dhe vendime të tëra do të zhbëheshin. Sot, në qeveri, akuzat mbeten por kur bëhet fjalë për ndëshkime, situata komplikohet.
Projekti misterioz politik i Olldashit. Cara në Kuvend: Po, ishte forcimi i PD-së
As rasti i largimit të parakohshëm, të beftë dhe tejet të “shmangshëm” nga jeta të deputetit Sokol Olldashi, nuk u ka shpëtuar teorive të konspiracionit. Po përflitet tavolinave se i ndjeri mund të largohej nga PD-ja, se diçka të fortë kishte për të deklaruar tek emisioni i Fevziut etj etj. I pari që e ndjeu të nevojshme të reagonte ndaj legjendave urbane (përsa kohë nuk mund të konfirmohen) ishte kreu i PD-së Basha në mbledhjen e deputetëve të vet. Basha zbuloi se paskësh folur tet-a-tet me Olldashin, për të forcuar lidershipin e partisë.
Ministri Cani përsërit akuzën: Bode ka fshehur borxhin me 700 mln dollarë. A nuk duhet të dimë më shumë?
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nderim të deputetit Sokol Olldashi. Më pas filloi debati për projekt-buxhetin faktik 2012, për të cilin ministri i Financave Shkëlqim Cani ripërtëriti akuzat që bëri në komisionin parlamentar, se
Tre të arratisurit dyshohet të kenë kaluar kufirin grek. Situatë e përsëritur, këtë herë në drejtimin e kundërt
Kufiri shqiptaro-grek edhe një herë ka për kryefjalë arratisjen e të dënuarve me burg. Nëse pak muaj më parë brezi kufitar ishte blinduar nga policia greke në kërkim të të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallës, tani situata i sheh rolet e përmbysura: Tre të arratisurit nga burgu i Drenovës, Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, dyshohet se kanë kaluar në tokën greke.
Belle Air, Lesi kritikon qeverinë dhe jep lajmin e pakonfirmuar: Mund ta blejë Bechetti
Gazeta “Koha Jonë” e Nikollë Lesit është hapur sot me çështjen Belle Air, më saktë me editorialin njëfaqësh “Rrumpallë, tmerr në kompaninë Belle Air”. Por më shumë se titulli, janë okelioja dhe nëntitulli ato që ja vlejnë të ndalesh. Lesi ngre pyetjen: Pse heshti qeveria kur kishte muaj që kompania tallej me qytetarët?, duke mos pranuar as arsyetimin e ministrit Ahmetaj, sipas të cilit “qeveria u tregua fleksibël për problemet e kompanisë” dhe ai vetë u paskësh kërkuar bankave ta ndihmonin Belle Air.
Ministri Tahiri kishte paralajmëruar detajet dhe datën e arratisjes. Kreu i burgjeve: E tundëm frigoriferin, por…
Përmes një shkrese “Tepër Urgjent” dhe “Sekret”, që mban datën 25 shtator 2013, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paralajmëruar dy muaj më parë, për planin e një arratisjeje që po thurrej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Gazeta Shqiptare njofton se ka arritur të njihet me shkresën e përpiluar vetëm pak ditë pasi Tahiri mori detyrën e ministrit të Brendshëm, e cila i është drejtuar ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra. Informacioni i Tahirit bënte fjalë për datën 23 nëntor: Pra, gjithçka ka ndodhur sipas planit deri në detaje!
Diploma false, nën hetim rektori i Universitetit të Elbasanit
Diplomat false të shkollës së lartë, rëndom janë lidhur me universitetet private. Por as publiku nuk bëka përjashtim. Dhënia e diplomave të tilla ka çuar në hetim Rektorin e Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, ndërsa tre vartës të tij janë vënë në pranga. Të katër këta persona akuzohen për dhënie të diplomave false. Tre vartësit janë drejtorja Juridike, Fatma Spahiu; Eljan Hoxha, Kancelari i Universitetit të Elbasanit si dhe Filip Qose, drejtor i Drejtorisë Ekonomike.