Fazio&Littizetto thumbojnë Alessio Vincin e Agon Channel-it

Që formatet e shumë emisioneve televizive të ekraneve shqiptare “historikisht” janë huazuar e akoma më shumë, kopjuar mot-a-mot nga ndonjë simotër në perëndim (kryesisht Italia), kjo dihet dhe nuk është as çudi, as zbulim i madh. Po ashtu, rëndom “të dëmtuarit” perëndimorë e dinë por nuk e kanë vënë ujët në zjarr. Është fakt nga ana tjetër, që jo pak patenta ndërkombëtare janë blerë së fundi edhe nga televizionet shqiptare, sidomos formatet e konkurseve të talenteve apo spektaklet reality. Megjithatë, në një rast specifik ka patur reagim. Sigurisht, me dorashka dhe me thumba. Fjala është për emisionin e Agon Channel, “A Krasta Show”, të cilin aktorja e njohur italiane e humorit Luciana Littizetto ka zbuluar se ka të njëjtën skenografi e format me “Che tempo che fa” të Fabio Fazios në RaiTre, dhe këtë “zbulim” e bën pikërisht si e ftuar tek Fazio, të shtunën e kaluar. Po pse ngacmoi pikërisht ky emision? Sepse Littizetto e ka me gazetarin e njohur Alessio Vinci (ka çuar shumë ide të reja në Shqipëri, tha me ironi, duke shtuar se shpreson të mos ketë ardhur me gomone këtej detit) dhe me faktin se ky ekran që po investon fuqishëm, ka pronar italian. Shikojeni videon në linkun:
a.k
Comments
ne fakt mjaft formate

ne fakt mjaft formate televizive jane te Endemol,qe eshte kompani hollandeze dhe vete italianet i kane blere tek kjo kompani.Nuk kane pse thumbojne keta te dy,sepse as keta kane shpikur ndonje format vete.Si thote populli,shan i dhj..ri te permj..rin.

Po nuk e kuptoj perse duhet

Po nuk e kuptoj perse duhet te kopjosh formatin e tjetrit __Ti mund ta perdoresh formtatin e tjetrit per te zgjeruar fantazine tende ..dhe te besh dicka ndryshe nga tjetri....

Une nuke e di si i bejne aty ne Shqiperi keto One Man Show....Por ketu ne USA nuk i japin ndonje rendesi aspektit te jashtem , por i japin rendesi asaj se cfare thote ai qe drejton emisionin

Zakonisht keto jane per Biseda qe kane edhe humor brenda ,si psh Late Night Show me David Letterman,apo Bill Mehr , Jay Leno, Jimmy Fallen etj qe kane humor spontan ne bisede dhe jane edhe njerez inteligjente nga natyra -Por jane shume inteligjente ama--
--Dhe keta drejtues ftojne aktore , politikane, intleektuale, kengetare etj dhe me ta bisedojne per punen e tyre

Dhe gjate kesaj bisede keta drejtues krijojne humorin e tyre spontan --Dhe kjo eshte gjithe bukuria e Showt te tyre , sepse me humorin e tyre ata i thumbojne nga pake keta te ftuarit, --POR I VENE EDHE NE POZITE TE VESHTIRE ME humorin e tyre dhe me pyetjet e tyre qe jane me spec --_-Sidomos David Letterman eshte me i keqi nga te gjithe hahahaha

Me ate duhet te kesh kujdes se ai eshte shume i poshter ne humor ...Ja shfaqja e tij fillon tani--Eshte cdo dite ne ora 11;30 PM, reth 1 ore --Por eshte shume humor inteligjent dhe spontan humori i tij

Natyrisht keta drejtues kane edhe segmente ne shfaqjen e tyre me humore me popullin ne ruge --Ku ndonje bashkepuntor i tyre del ne ruge dhe ben ndonje intevriste per humor etj te ketij lloji

Por keto lloj cfaqje me nje person te vetem te duan te kesh njefare humori natyral , ne bisede dhe mire eshte t ekesh edhe njohje per ceshtjet e kohes qe jetojme

Pra ne keto lloj Show nuk kane rendesi garnitura se sa ka rendesi brendia

Une po te isha ne Shqiperi dhe te drejtoja nje emision te tille do e beja shume thjeshte ne aspektin figurativ ,porse biseda qe do beja me te ftuarit do te ishte me grimca humori midis bisedes dhe biseda do behej mbi cdo gje qe shqeteson shoqerine shqiptare, por edhe mbi kulturen, artin, politken, ekonomine, fqinjet, historine antike dhe te re,linguistiken, filozofine,-Rinine ,tendencat e shoqerise sone etj etj __-Do permblidhja ne bisede cdo gje qe ka kjo bote ...dhe natyrisht fokusi kryesor do te ishte tek profesioni i atij qe eshte i ftuar ne emision, plus do krijoja edhe nje kontakt direkt telefonik me degjuesit shqiptar, dhe kontakt edhe nepermjet Face Book ..ku te dergonin pyetje t e tyre Dmth te behej nje SHow Interaktiv
Por qe ne te gjitha keto tema gjate bisedes duhet futur patjeter grimca humori ..se e ben biseden interesante dhe te kendeshme per degjuesit dhe jo te merziteshme

Ndaj mendoj se ne keto lloj SHow me nje person nuk ka nevoje per shume garnitura , sic bejne itlaianet --Amerikanet keto lloj show i kane te shkelqyera ,por keta gjejne tamam njeriun e duhur per kete lloj SHOW , i cili duhet te jete orator nga natyra dhe te kete edhe humor spontan .....Nuk ka rendesi shkolla __Psh ky David Letterman eshte pa shkolle fare .....Por eshte shume i mprehte ne humor dhe ne pyetjet qe ben, dhe me e bukura te gjithe keta qe drejtojne keto lloj SHow ne Amerike jane te majte ne orjentimin e tyre politik --Jane te betuar kunder te djathtes amerikane

Ne keto Show kane edhe nga nje orkester e cila i shoqeron me ndonje tingull kur e kekron atmosfera e humorit dhe en fund te Show kendon ndonje kengetar i ftuar ate nate

Pra

Mos e luaj ameriken se i kemi

Mos e luaj ameriken se i kemi prish marredheniet. Nuk kopjojme dot nga USA ne se duhet tru per ate lloj kopjeje. Ne duam imazh pa tru, si Edi Rama. A e di ti si e mburrin Ramen fansat e tij? Rama eshte publicist! Se cfare trapin do te thote gjeje vete ti miku.

Add new comment