Arkiv-Lajme
Znj. Topalli ka skandalizuar Washingtonin, sipas Ambasadorit Arvizu
I intervistuar nga Skënde Minxhozi për revistën Java (intervista e fundit?), Aleksandër Arvizu flet për sotuatën e ditëve të fundit dhe veçon (jo pozitivisht) deputeten Jozefina Topalli.
Mal Berisha, bëhet gati dosja e shkarkimit. Çfarë e bën me faj Ambasadorin?
Duket se Ministria e Jashtme ka ndër mend t’ia “lërë në derë” ambasadorit shqiptar në Londër, z. Mal Berisha përgjegjësinë për thyerjen protokollare me pasojë mungesën e diplomatit në takimet zyrtare të Kryeministrit Rama në Londër. Sipas Shqiptarja.com që citon burime brenda MPJ, veprimi i katër ditëve më parë i ambasadorit tonë në Londër Mal Berisha, që nuk bëri asnjë përgatitje për vizitën e kryeministrit Rama në Britani dhe takimin e tij me homologun Cameron madje duke e lënë dhe pa eskortë, do të pasohet me kërkesën për shkarkimin e tij.
FIFA: Shqipëria nuk ka stadium sipas standardeve, kombëtarja shqiptare mund të mos luajë më në Shqipëri
Shqipëria rrezikon të luajë në “transfertë” edhe ndeshjet në “shtëpi”. Këtë e ka konfirmuar zv/sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s dhe njëkohësisht shefi i Komisionit të Federatave të këtij institucioni, Teodor Teodoridhis, i cili ka qenë në Shqipëri për të “zyrtarizuar” këtë paralajmërim të ndërkombëtareve edhe para përfaqësuesve të qeverisë së re në vendin tonë. Siç shpjegoi vetë përfaqësuesi i UEFA-s, ky takim ishte për të diskutuar bashkërisht opsionet që shfaqen dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi në shtator Shqipëria nis kualifikueset e Euro 2016.
Armët kimike, si “veza e Kolombit”, paskan qenë fare lehtë! Sllovakia i pranon pa bujë e zhurmë
Një vend jo anëtar i BE-së, me ecuri normale, me probleme në këtë krizë ekonomike kërkon të përfitojë nga demontimi i armëve kimike. Kjo është Sllovakia, e cila, pasi është njohur me debatet dhe ka bërë mirë llogaritë, ka hyrë zyrtarisht në negociata me qeverinë amerikane për të biseduar për një pjesë të armëve kimike siriane. Natyrisht presidenti Obama e ka përshëndetur këtë iniciativë dhe falenderon shtetin sllovak.
OSBE vlerëson gazetarët investigativë, mes tyre, Emisionin “Fix Fare”, Gjergj Thanasin dhe Dashamir Biçakun
Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri u diskutuan sot në një tryezë të organizuar nga OSBE, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë. Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.dddfd
15-vjetori i Kushtetutës: Rama dhe Meta, në një mendje për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit
Në 15 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, më përpara, dhe pas edhe Kryeministri Rama, kanë folur për ndërhyrjet në Kushtetutë, duke thënë se Kushtetuta nuk është tabu, por ajo duhet të përshtatet me mjedisin social, ekonomik e politik të vendit.
Kuotat e Presidentit Obama vazhdojnë thepisjen…
Rezultatet e fundit të sondazhit periodik të rrjetit televiziv CNN tregojnë se kuotat pozitive të Presidentit Obama kanë kapur minimumin e tyre historik, pas problemeve të hasura në zbatimin e ligjit të ri mbi siguracionet shëndetsore. Kalimi i këtij ligji konsiderohej si arritja më e madhe e Obamës deri më sot.
Konkretizohet nisma “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, i bashkohet aksionit edhe Kryeministri Rama
Të gjitha stacionet televizive dhe gazetat on line po pasqyrojnë atë që po bëhet sot në terren, konkretizimin e nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina.
Një mrekulli tjetër inxhinerike në Bosfor, realizohet ëndrra e Sulltan Abdulmexhid-it, thotë Erdogan
Për herë të parë Turqia do të lidhë territoret e saj evropiane dhe aziatike me një tunel hekurudhor. Tuneli Marmaray që kalon nën Ngushticën e Bosforit dhe që u hap para pak javësh, lidh brigjet aziatike dhe evropiane të Stambollit. Në ceremoninë e zhvilluar për tunelin hekurudhur Kryeministri Recep Tayyip Erdogan iu referua në fjalimin e tij të kaluarës historike të vendit, duke thënë se kjo ishte ëndërra e Sulltan Abdulmexhid-it, sulltani që sundoi nga viti 1839 deri më 1861.
Karburantet në Shqipëri, “sa frëngu pulën”, më shtrenjtë se në vendet e tjera
S’dihet si ka dalë fjala e mësipërme, por me siguri do të ketë qenë ndonjë spekulim i madh, ku ushtarë francezë, të mbetur keq, janë detyruar që ta blejnë shumë shtenjtë pulën, aq shtrenjtë sa nuk e kishte hak dhe sa u fut edhe në legjenda. Kështu ndodh edhe në Shqipëri me karburantet.