Konkretizohet nisma “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, i bashkohet aksionit edhe Kryeministri Rama

Të gjitha stacionet televizive dhe gazetat on line po pasqyrojnë atë që po bëhet sot në terren, konkretizimin e nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina. Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend. Një autobus me 40 vullnetarë, i quajtur ndryshe “Green bus”, duke përfshirë në projektin e tyre përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbështetësit kryesor të këtij aksioni, për dy javë me radhë ka shëtitur në zonat turistike, duke evidentuar problematikat nga terreni. Vullnetarë të të gjitha moshave, për një kohë të gjatë kanë ngritur rrjetin e parë të hartës së parë dixhitale, ku paraqiten zonat dhe vend grumbullimet e mbeturinave më problematike. Qëllimi i aktivitet është në kuadër të lëvizjes të pastrojmë Shqipërinë në një ditë, e cila bën pjesë në lëvizjen botërore ku janë bashkuar plotë 130 shtete të botës. I janë bashkuar këtij aksioni edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, të cilët kanë qenë në sheshin “Garibaldi” në Kombinat, Tiranë.
“Merita kryesore u takon vullnetarëve që e organizuan, ne u përfshimë në këtë nismë si qytetarë dhe shërbëtorë të vendit dhe qytetarëve. Më pëlqeu ideja e një vajze që tha se është mirë që aktiviteti të bëhet një aktivitet për çdo shkollë që të pastrojmë në një ditë lagjen, ashtu si është koha që zinxhirin e pastrimit të përfshihet si edukatë, pjesë e të qenit bashkë, për të kuptuar pse duhet të mbajmë pastër vendin ku jetojmë, edhe si aktivitet fizik, ku të gjithë të marrin pjesë aktivisht, per të mbajtur pastër mjedisin”, tha Rama.
Zh.
Add new comment