Një mrekulli tjetër inxhinerike në Bosfor, realizohet ëndrra e Sulltan Abdulmexhid-it, thotë Erdogan

Për herë të parë Turqia do të lidhë territoret e saj evropiane dhe aziatike me një tunel hekurudhor. Tuneli Marmaray që kalon nën Ngushticën e Bosforit dhe që u hap para pak javësh, lidh brigjet aziatike dhe evropiane të Stambollit. Në ceremoninë e zhvilluar për tunelin hekurudhur Kryeministri Recep Tayyip Erdogan iu referua në fjalimin e tij të kaluarës historike të vendit, duke thënë se kjo ishte ëndërra e Sulltan Abdulmexhid-it, sulltani që sundoi nga viti 1839 deri më 1861.
Tuneli është më i thelli në llojin e vet. Me një kapacitet për më shumë se një milion udhëtarë, projekti prej 4 milirardë dollarësh ka për qëllim zhbllokimin kronik të trafikut në qytet. Projekti i tunelit filloi në vitin 2004 dhe ishte në plan të përfundonte për katër vjet, por ai u shty për shkak të zbulimeve arkeologjike, përfshirë edhe portin bizantin të shekullit të katërt, kur ndërtuesit filluan gërmimet nën qytet. Ky projekt lidh Azinë dhe Evropën, për të rigjallëruar Rrugën e Mëndafshtë, që ishte dikur një linjë e rëndësishme ndërkombëtare. Ajo duhet ringjallur për të ndihmuar lidhjet tregtare mes Azisë dhe Evropës.
Zh.
Comments
eshte e vertet

eshte e vertet

Ha,ha,ha, andrrat e Sulltan

Ha,ha,ha, andrrat e Sulltan Abdulmexhid-it !!!!!

Te gjithe sulltanet turq-osman tue fillue perj Mehmet Fetihun/Pushtuesin e kan pase anderr qyshe ne vitin 1480 kur nen komanden e renegatit shqiptar nga Vlona Gjedik Ahmet Pasha flota turke zbarkoi ne Otranto dhe masakroi popullsine qe nuk pranonte islamin, ndryshe nga shqiptart qe u islamizuen menjihere. Andrra e tij ishte te marrshonte mbi Rome, sepse i ishte rrite oreksi se kishte pushtue Kostantinopolin. Ma vone turqit sulmuen dhe rrethuen Vjenen dhe aty deshtuen. Ma vone humben ne lufte me Rusine. Dhe ne fund humben me shtetet ortodokse te Ballkanit.

Tashti sulltanit te ri turk islamisti Rexhep Taip Erdogan i ka kecye ne krye me marrshue ne Ballkan, por bani uren mbrenda permbrenda vete Turqise. Asht si me luejt shah me vedi. Tamam qesaharak. Kur tha se Kosova asht Turqi dhe ia kerconoi dhambet Serbia athere tha se e ka perkethye gabim perkethyesi se un nuk kam thane se Kosova asht Turqi. Erdogani hase rrezistence te madhe nga sllavt (si gjithmone). Ata ia dijne marifetet turqve, qofte sllavt e qofte grekt. Sa per shqiptart Erdogani as i ven ne hesape se i njeh mire.

Po po Paul. Aty ja ndjen

Po po Paul. Aty ja ndjen Erdoganit se ca thote Nikolici.......... Ore a lexon ndonje gje ti?? Serbia (me fal per shprehjen) i ka ulur breket per te parin qe i del perpara e jo me ti kercenoje dhembet Turqise. A e di ti zotni qe Serbia ka marre hua me interes shume te ulet rreth 3 MILIARD EURO nga Emiratet ???!!! Dhe Turqise or zotni nuk po ja ndjen shume dhe per Evropen! Kshuqe updatohu pak. Dhe sa per info, gjate Perandorise ishim ne shqiptaret qe komandonim Ballkanin e tere Perandorine, ndersa pas Perandorise shtetet e krishtera sllave na bene (me nder) shur.en ne Shqiperi.

Te ftoj te lexosh fjalen e At Gjergj Fishtes para Lidhjes se Kombeve ne 1919 se ai ka folur qarte!

" gjate Perandorise ishim ne

" gjate Perandorise ishim ne shqiptaret qe komandonim Ballkanin e tere Perandorine, ndersa pas Perandorise shtetet e krishtera sllave na bene (me nder) shur.en ne Shqiperi. "

Dhe si rezultat Europa i coptoi trojet shqiptare.

Add new comment