Arkiv-Lajme

Aksidentohet rëndë dhe humbet jetën deputeti i PD-së Sokol Olldashi

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:09

Rreth orës 21: 20 në vendin e quajtur Lapidari i Kërrabës është aksidentuar deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Sipas Top-Channel, makina e aksidentuar, me targa AA 003 HN ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin. Në informacionet e fundit, nga media si Ora News dhe News24 bëhet e ditur se Olldashi ka humbur jetën. Po kështu edhe kanali Top-Channel ka publikuar lajmin e vdekjes, që deri në këtë moment mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Vijojnë nismat për reforma në Drejtësi. Mungojnë vetëm veprimet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 13:40

Sot Ministria e Drejtësisë depozitoi në Kuvend dy propozime që kanë të bëjnë me goditjen e krimit të organizuar përmes masave parandaluese kundër pasurisë dhe disa ndryshime në procedurën penale. Ndonëse nuk formulojnë ndonjë term si Byroja Kombëtare e Hetimit, ato sjellin ndryshime në kompetencat e Prokurorisë. Por këto ndërhyrje, që ngjajnë si dy pika uji me të mëparshmet, peng i shkresurinave të pafundme, e kanë reduktuar perceptimin e qytetarëve për Drejtësinë te veprimi i munguar. Në kushtet e një krize sistemike të gjatë kërkohen akte konkrete.

Erjon Braçe denoncon kontratat e ish-kryeministrit me kompanitë lobuese. Miliona euro të shpenzuara, por me një kusht: Fshehtësi për porositë e Berishës

Postuar në 20 Nëntor, 2013 12:14

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se nesër në Kuvend do të publikojë kontratat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kompanive lobuese “Patton Boggs” dhe “Podesta”. Sipas Braçes, në dokumentet që ai ka lexuar, konfirmohen akuzat e bëra për shpërdorim të parave të qytetarëve vetëm në funksion të lobimit për qeverinë e Sali Berishës. Madje, edhe me kushtin e konfidencialitetit.

Qeveria mendim unanim për prishjen e pallatit në Vlorë. Avokati i Popullit del kundër: Bllokimi i paligjshëm

Postuar në 20 Nëntor, 2013 11:15

Kompleksi “Jon” në qytetin e Vlorës, apo i njohur ndryshe si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, vijon të provokojë përballje. Kështu, gjatë ditës së sotme, ka patur minimalisht dy qëndrime të kundërta: një nga Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe tjetra nga zv. ministri i Transporteve Ylli Manjani. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Totozani është shprehur se “vendosja e një shiriti me shkrimet 'skenë krimi' për ne është konsideruar gjithashtu një shkelje’, ka thënë ai. Por Top-Channel ka intervistuar për këtë çështje zv.

Nuk ka siguri përfundimtare për armët e shkatërrimit në masë

Postuar në 20 Nëntor, 2013 09:53

Meqë debati për armët kimike është i freskët fiton vlerë edhe një fakt që vjen nga SHBA. Së fundmi, autori Eric Schlosser ka publikuar një libër të titulluar “Command and Control” në të cilin bëhet një kalim dokumentar mbi armët bërthamore, sigurinë dhe kontrollin mbi to, duke nisur që nga viti 1950 e deri në vitet ’80. Përfundimi është befasues, pasi ndonëse një aksident bërthamor nuk ka arritur të prodhojë ndonjëherë një shpërthim, Schlosser shprehet se “çdo raketë me mbushje bërthamore është një aksident që pritet të ndodhë, një akt potencial i vrasjes në masë”.

Luftë e fortë për Këshillin Drejtues të RTSH-së. Në garë edhe ish-drejtorë institucionesh

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:49

Janë bërë publike 64 kandidaturat për Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Konkurimi zhvillohet për vetëm 10 vende, proces që do të pasohet nga zgjedhje e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Çfarë bie në sy në këtë listë (të cilën mund ta gjeni këtu: http://mapo.al/2013/11/20/keshilli-drejtues-rtsh-se-64-kandidate-per-10-vende/) janë emrat publikë të “të papunëve” të pas 23 qershorit.

Rifillon saga e reformës zgjedhore. Kërkohet një KQZ konsensuale

Postuar në 20 Nëntor, 2013 07:57

Edhe pse zgjedhjet e 23 qershorit përfunduan në tri ditë, nevoja për një reformë elektorale është shtruar sërish në tryezë. Rituali i apelit për përmirësim të Kodit Zgjedhor dhe ecjes përpara me standardet orienton thuajse një herë në katër vjet ndërhyrje ligjore të posaçme. Por çfarë ka mbetur akoma pa u rregulluar? Sipas shefes së misionit të ODIHR-it, Conny McCormak, po punohet për të identifikuar prioritetet.

Një mit i medias dhe kinemasë që ende riciklohet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 06:31

Afrimi i 23 nëntorit rizgjon memorien amerikane për vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy. Ky i fundit mbetet një figurë, vlerësimi për të cilin luhatet mes analizës objektive të fakteve politike dhe institucionale të konsumuara nën përgjegjësinë e tij dhe mitit, kryesisht televiziv, të një ikone të lirisë. Madje, Hollywood-i, bashkë me ekranizimin e vrasjes, njëfarësoj ka bërë edhe një ngjyrosje idilike të presidencës së Kennedy-t, e cila për historianët është shumë më e ndryshme nga sa tregohet.

100 ton mbetje kimike në Qafë Mollë. Ministrja Kodheli premton se do shkatërrohen gjetkë

Postuar në 20 Nëntor, 2013 05:52

Shqipëria refuzoi armët kimike të Sirisë, por do të duhet të merret gjerësisht me menaxhimin e zonave të ndotura. Vetëm ditët e fundit, në vazhdën e jehonës së protestës qytetare, një sërë informacionesh të përcjella nga media, po “zbulojnë” një Shqipëri që jeton mbi një sipërfaqe të ndotur dhe të intoksikuar. Madje edhe procesi i përfolur i shkatërrimit të Lëndëve Helmuese Luftarake duket të mos ketë qenë përfundimtar. Konkretisht vetëm pak orë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndodhej në Qafë Mollë bashkë me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë.

Fëmijët intervistojnë ministren Kumbaro. Pyetje për ngujimin dhe barazinë gjinore

Postuar në 20 Nëntor, 2013 04:31

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka dhënë dje një intervistë të veçantë. “Gazetarët” në këtë rast kanë qenë disa fëmijë, të cilët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve janë takuar me ministren dhe kanë patur mundësi të shuajnë kuriozitetin e tyre. Gazetari Neritan Gjergo i gazetës “Shekulli” ka zbardhur pyetje-përgjigjet, të cilat duhet thënë se tingëllojnë si shumë të pjekura për të ardhur nga vogëlushët. P.sh një fëmijë pyet se çfarë do të bëjë ministrja për fëmijët e ngujuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme