Arkiv-Lajme
Prapaskena: Kur Rama kaloi nga “Po” në ”Jo”
Aida Nako, ka ndërtuar sot te Dita një dinamikë të brendshme të zhvillimit të situatës mbi armët kimike. Analiza përfshin burimet publike dhe ato të brendshme, për të ndërtuar një skenar se çfarë ndodhi në prapaskenë.
Bumçi hedh tezën se Rama i nxori para ambasadës protestuesit
P { margin-bottom: 0.08in; }
I pyetur nga ABC News, Aldo Bumçi ia ka faturuar Ramës protestat para Ambasadës amerikane. Protestën para ambasadës Amerikane ai e konsideron të padrejtë, por mendon se ishin sinjalet që lëshonte Rama që i dërguan njerëzit para dyerve të Ambasadës.
Shqipëria kërkon të zgjidhë hallet kimike të botës, por nuk ka paguar as kuotizacionin e ONAK
P { margin-bottom: 0.08in; }
A ka paqe në PD pas fjalimit të Ramës e të Arvizusë?
Gazeta Shqiptarja.com vazhdon të trajtojë çështjen e përplasjeve në PD mes grupimeve rivale. Sot shkruan se një ditë pas refuzimit të kryeministrit Rama për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri, PD ka humbur paqen e brendshme. “Situata është e acaruar dhe grupimet kundër Bashës s’ia falin pozicionimin zyrtar kundër ardhjes së armëve kimike dhe për më tepër atë dalje të panevojshme në mes të protestës, që u shoqërua me dëbimin e turpshëm bashkë me Berishën nga turma e protestuesve.”
Bushati tenton të bindë që "nuk ka patur negociata" dhe përmend shumë herë fjalën "spekulim"
Në një intervistë ekskluzive dhënë Deutsche Welle-s, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati flet edhe për amët kimike siriane.
Duket se qeveria po përpiqet të restaurojë sa më pozitivisht për të dhe të përfitojë sa më shumë politikisht nga fundi i lumtur i kësaj historie. Z. Bushati shprehet se e ashtuquajtura mungesë transparence ishte “spekulim për konsum të brendshëm” dhe se “nuk ka patur negociata”.
Rendi, nuk do të procedohet asnjë protestues
Shtyrë dhe nga dëshira për të treguar që janë ndryshe nga para-ardhësit, Saimir Tahiri ka dalë sot për të sqaruar se asnjë nga protestuesit nuk do të procedohet.
Shqipëria merr qendrën e vëmendjes duke i thënë “jo” Amerikës
Lajmi se Shqipëria i thotë “Jo” Amerikës për armët kimike ka bërë xhiron e botës duke u pasqyruar në kohë të shpejtë dje në portalet më të mëdha, e më pas në print.
Partia e Fortë po kërkon “filial” në Maqedoni. Simboli... Aleksandri i Madh?
Kryetari i Partisë së Fortë në Kosovë, Visar Arifaj ka hedhur idenë që një parti si-motër të mund të ngrihet edhe te shqiptarët në Maqedoni. “Jemi kah diskutojmë për këtë temë, dhe pse të mos ndodhë kjo”, është shprehur Arifaj, citon INA.
Duke thënë se cili do të ishte simboli i kësaj partie, për dallim nga simboli i PF-së kosovare (një shqiponjë muskuloze) Arifaj thotë se simboli duhet të jetë “Aleksandri i Madh”, pasi që edhe ky është një simbol i historisë kombëtare të shqiptarëve.
Mustafaj: “Fituam një shans... kryeministrin që di të tërhiqet”
Pyetur nga Top Channel, ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, pjesëmarrës dhe vetë në protesta shprehet i ngazëllyer me këtë brez të ri inteligjent, të ndjeshëm, me kapacitet reaktiv, mungesë kompromisi, e cilësi të tjera. Komplimentet e Musafajt i shkojnë dhe Ramës, Kryeministër siç nuk kishim parë, “jo arrogant e kokëfortë”. "Shqipëria nuk ka humbi asnjë shans, ju siguroj unë me gjithë përvojën time, asnjë analizë nuk më çon në përfundimin se Shqipëria humbi një shans.
Veliaj flet për një standart të ri proteste në vend, dhe bën apel për datën 22 nëntor
Në një konferencë për shtyp, Ministri i mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka ftuar në nismën për pastrimin e Shqipërisë në një ditë, duke ftuar “çdo qytetar shqiptar, ata që prisnin me ankth vendimin e djeshëm, ata që protestuan këto ditë, por edhe prindërit e atyre fëmijëve që për herë të parë vendosën një standard të ri proteste në një vend ku qeveria nuk e dhunon popullin e vet, por pajtohet me ta, të bashkohen në datën 22 nëntor në fushatën ‘Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë’”.