Arkiv-Lajme

Rama - përgjigje të gjithëve, fjalimi i plotë

Postuar në 15 Nëntor, 2013 11:40

Megjithëse qe një deklaratë për shtyp e paralajmëruar ajo e orës 17:00 e ditës së premte, nga tonet që i dha kryeministri Rama, e ktheu atë në një farë mënyre në foltore ku iu drejtua direkt të gjithë shqiptarëve.  

Më poshtë po japim fjalën e tij të plotë:

Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri. Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu.

Rama kthehet 180 gradë; dhe gjasat janë që të ketë dalë më i fortë nga kjo histori

Postuar në 15 Nëntor, 2013 11:00

Rama bëri prapakthehu. Shqipëria nuk do të pranojë idenë e asgjësimit të armëve kimike. Ai e tha këtë dje, në orën 17.00, orë që që e kish lajmëruar me dinakëri për të mbarsur opinionin publik me kërshëri e interes. Fjala që ai mbajti para gazetarëve mund të jetë një nga momentet televizive me shikueshmëri më të madhe në historinë e televizioneve shqiptare. Rama denoncoi pjesën anti-amerikane të shoqërisë, ku përfshiu dhe opozitën, shpjegoi pse ai ra dakord në parim me idenë amerikane, bëri transparencën e procesit, gjë që i është kërkuar, dhe në fund i tha “jo” këtij procesi.

Duke pritur orën 17: 00. Armët kimike siriane, ja kush i ka në dorë...

Postuar në 15 Nëntor, 2013 09:27

Vendimin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë e merr sot Këshilli Ekzekutiv i Organizatës Kundër Armëve Kimike (OPCW), i cili është mbledhur në Hagë (Holandë).

Rritje e lehtë ekonomike në Eurozonë në semestrin e fundit të 2013-ës...edhe Greqia zbut recesionin

Postuar në 15 Nëntor, 2013 08:29

Ekonomia e Eurozonës njohu një rritje prej vetëm 0,1% në periudhën korrik-shtator të 2013-s, një reduktim nga 0,3%  i tremujorit të mëparshëm.

DITA të çudit me një ofertë tunduese nga amerikanët, ofertë që do të zbuste edhe djallin vetë!

Postuar në 15 Nëntor, 2013 06:12

Pas “dogançes” (e folme e fshehtë, që përdorej nga zanatçinjtë e disa krahinave të Shqipërisë Jugore) së Ramës, që s’ka burrë nëne ta zberthejë, gazeta DITA të çudit sot, kur thotë se posedon një informacion tjetër, që ka të bëjë me një ofertë se nga pala amerikane në tryezën e tavolinës së negociatave me Shqipërinë për armët kimike ka hedhur në tryezë një ofertë me 5 pika, nga të cilat duket qartë që kanë thyer çdo vetëkufizim; kanë ofruar maksimumin.

Shenjë pjekurie, vendosmërie dhe civilizimi, protestuesit gdhihen para Kryeministrisë

Postuar në 15 Nëntor, 2013 05:14

Në pritje të qëndrimit zyrtar të Ramës, mijëra qytetarë në mbarë vendin po protestojnë për t’i thënë JO armëve kimike. Dhjetëra të rinj kanë qëndruar përgjatë gjithë natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërkohë që në mëngjes iu janë bashkuar dhjetëra grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistësh të mbrojtjes së mjedisit. Mësohet se të gjitha gjimnazet e Tiranës nuk po zhvillojnë mësim gjatë ditës së sotme, ndërsa organizatorët thonë se sot në shesh pritet të mblidhen rreth 40 mijë persona.

Withers-it me siguri i “ka rënë të fikët” kur ka dëgjuar se Shqipërisë, veç armëve kimike që ka në Qaf-Mollë, po i shtohen edhe armët e Sirisë!?...

Postuar në 15 Nëntor, 2013 04:59

Që në Qaf-Mollë ka ende mbetje kimike të paasgjësuara dhe që janë mbajtur sekret për publikun shqiptar, e  dëshmojnë edhe zbulimi i kabllogrameve të ish-ambasadorit të disa viteve më parë në Shqipëri, Withers, të cilat bëhen të njohura nga gazeta Shekulli. Në Qafë-Mollë janë të depozituara mbetjet e atij asgjësimi, të cilave u ka kaluar afati i qëndrimit në kontenierët plastikë, ku u vendosen dhe rrezikojnë përhapjen e lëndëve helmuese në natyrë.

PD vendos: Asnjë deputet në protestë! Por Berishës nuk i zë vendi vend: Jam aty (në shesh) ku protestohet!

Postuar në 15 Nëntor, 2013 04:43

Pasi u zbythën nga protestuesit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha morën vendim mbrëmjen e së enjtes që asnjë deputet i Partisë Demokratike të mos marrë pjesë në protesta. Sipas Panoramës, grupi parlamentar i PD vendosi që të mbështesë protestat, por pa marrë pjesë në to. Ndërkohë, disa orë më pas, në një postim në Facebook, Sali Berisha shprehet se qeveria është e vendosur në qëndrimin e saj. “Të gjithë në protestë në mbështetje të të rejave dhe të rinjve që po protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës dhe armëve kimike në Shqipëri.

Kur s’ka transparencë, lulëzojnë thashethemet: “Armët kimike mund të vinë edhe te ne”, thonë mediat kosovare!

Postuar në 15 Nëntor, 2013 04:23

Ngërçi ndërkombëtar i krijuar për shkak të armëve kimike mund të zgjidhet nga shteti më i ri në Europë? Në rast të refuzimit të Shqipërisë, Kosova është opsioni i dytë, -  sipas gazetës “Express”, e cila shkruan në versionin e saj online se sipas disa burimeve, ka pasur bisedime me vendet e NATO-s lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në malin e Goleshit apo në furrat e Trepçes. Gazeta shkruan se qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar një opsion të tillë, por ka kërkuar si kompensim investime në fushën e mbrojtjes së ambientit.

Panairi 16-të i Librit, Petrit Ymeri: Libri në ditën më të keqe, në dorë të informalitetit dhe piraterisë së paskrupullt

Postuar në 15 Nëntor, 2013 01:42

Vazhon të mbajë dyert hapur në Pallatin e Kongreseve Panairi i 16-të i Librit, ku marrin pjesë rreth 94 ekspozues, shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo çka vihet re në këtë panair është pjesëmarrja e vogël e vizitorëve, shitjet në krahasim me më parë fare mjerane të librave, interesi i ulët në promovime si dhe një numur gati 40 përqind titujsh më pak se një vit më parë. “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin, u shpreh  Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, në fjalën e hapjes. Kemi vite që ne u biem burive të alarmit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme