Rritje e lehtë ekonomike në Eurozonë në semestrin e fundit të 2013-ës...edhe Greqia zbut recesionin

Ekonomia e Eurozonës njohu një rritje prej vetëm 0,1% në periudhën korrik-shtator të 2013-s, një reduktim nga 0,3% i tremujorit të mëparshëm. Shifra e rritjes është vërtet e ulët, por ekspertët i konsideruan gjithsesi të dhënat si inkurajuese, pasi ky është tremujori i dytë pozitiv, pas 18 muajsh recesioni, çka ishte edhe periudha më e keqe ekonomike për vendet e BE-së që prej përshtatjes së monedhës së përbashkët euro. Një javë më parë, Banka Qëndrore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 0,25%, për të stimuluar kreditimin dhe më shumë likuiditet në treg. Në vitin e ardhshëm, rritja pritet të përshpejtohet në 1,1% për vendet që përdorin monedhën euro, ndërsa në 2015-n parashikohet të shkojë në 1,7%. Recesioni ekonomik njohu një zbutje edhe në Greqi gjatë tremujorit të tretë të vitit, dëshmuan të dhënat e Instituti Grek të Statistikave. Për Greqinë, tremujori i fundit, pavarësisht rënies së thellë, përbën semestrin më të mirë ekonomik që prej vitit 2010.
Zh.
Add new comment