Walker: Shqipëria nuk ka kushte dhe nuk është për momentin e gatshme për armët

Postuar në 15 Nëntor, 2013 01:33

Njeriu që është më afër se kush tjetër me problemin armëve kimike të Sirisë, ai që qe i pari që tha se burime amerikane i kishin konfirmuar se armët kimike do të shkatërroheshin në Shqipëri, njëkohësisht dhe njeriu me një kompetencë profesionale të padiskutueshme, Pauel Walker i “Green Cross International”, një organizate ekologjiste që kundërshton përdorimin e armeve të tilla, në një lidhje satelitore me emisionin e mbremshëm Top Show të Sokol Ballës, foli troç dhe “shqip” se Shqipëria, të paktin për momentin nuk duhet të angazhohet në këtë punë. Do të duhej që aty të vinin pajisjet dhe këto pajisje kanë nevojë edhe për lëndë kimike e ujë për të plotësuar procesin e tyre, të cilat shkatërrojnë aspektin e tyre toksikë, por nëse sjell 1 mijë tonë nga Siria, kjo do të prodhojë 10 mijë tonë mbetje industriale toksike që duhet të manaxhohet në një fazë të dytë. Mund të sillet një incerator, si i vitit 2007, kur SHBA, Gjermania dhe Zvicra ndihmuan Shqipërinë të shkatërronte 16 metra kub gaz mustardë. Këto mund të shkatërrohen edhe me metodologji me shpërthim dhe me neutralizim, që janë përdorur gjerësisht në Kinë gjatë 6-7 viteve të fundit nga kinezët, për shkatërrimin e armëve kimike japoneze të braktisura nga Lufta e Dytë Botërore. Pra ka një përvojë të gjatë, por këto pajisje duhet të vijnë në Shqipëria dhe Shqipëria duhet të ketë energji elektrike, ujë, shërbime në port, shërbim rrugor në pikat e panjohura industriale ku do të ngrihet. Pajisja mund të instalohet brenda 2 muajsh, pra brenda 2014-s, e ekziston një përvojë e sigurt dhe e gjatë për të, ka thënë Walker.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.