Kur s’ka transparencë, lulëzojnë thashethemet: “Armët kimike mund të vinë edhe te ne”, thonë mediat kosovare!

Postuar në 15 Nëntor, 2013 04:23

Ngërçi ndërkombëtar i krijuar për shkak të armëve kimike mund të zgjidhet nga shteti më i ri në Europë? Në rast të refuzimit të Shqipërisë, Kosova është opsioni i dytë, -  sipas gazetës “Express”, e cila shkruan në versionin e saj online se sipas disa burimeve, ka pasur bisedime me vendet e NATO-s lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në malin e Goleshit apo në furrat e Trepçes. Gazeta shkruan se qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar një opsion të tillë, por ka kërkuar si kompensim investime në fushën e mbrojtjes së ambientit. Arsyeja e një bashkëpunimi të tillë është, sipas mediave, raporti i mirë që qeveria e Kosovës ka me SHBA.

Lajmi i mësipërm, me komente nga më të ccuditshmit, ka zënë vend jo vetëm në mediat kosovare, por edhe ato shqiptare.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.