Arkiv-Lajme
Policia rrugore: Përveç alkoolit dhe patentës, kujdes rripin, celularin dhe shpejtësinë!
Drejtori i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha në një konferencë për shtyp publikoi rezultatet e analizës së situatës rrugore si dhe masat e marra për parandalimin e aksidenteve.
Portali antikorrupsion, valë denoncimesh për emra konkretë gjyqtarësh, prokurorësh etj.
Denoncimet e postuara nga qytetarët në portalin “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, një nismë e qeverisë Rama, kanë tërhequr vëmendjen e gazetës Shqip. Qindra qytetarë janë ankuar për gjyqtarë dhe prokurorë konkretë, duke sqaruar shkurtimisht edhe çështjet reale. Shqip ka botuar të plota disa nga denoncimet, me sqarimin se “jo domosdoshmërisht mund të jenë të sakta”.
Në shtypin e sotëm, renditen “pasojat” që kanë vuajtur pjesëmarrësit në protesta
“Raprezaljet” pas protestave masive kundër sjelljes në vend të arsenalit kimik sirian, kanë zënë sot faqet e shtypit.
Në rast pranimi, gjithë operacioni i shkatërrimit kimik do bëhej në Bisht-Pallë
Ka qenë Bishta Palla, bazë ushtarake detare e FA-së, siti ku do të shkatërroheshin lëndët kimike risiane nëse Shqipëria do të pranonte të bëhej pjesë e këtij operacioni, bën me dije Shqiptarja.com numrin e sotëm. Zërat për qendra në tjera të brendësi të territorit, sipas gazetës, janë përhapur për të devijuar vëmendjen.
Rekord klikimesh tek faqja shqiptare “Most Wanted”, 312 mijë shikime në 5 orë
Gati 5 orë pasi Policia e Shtetit publikoi informacionet për personat e kërkuar në faqen online në internet, vihet re një “bum” klikimesh. Rreth 312 mijë klikime janë regjistruar në këtë faqe internet nga momenti kur ajo u bë publike, gjë që tregon një interes të lartë të qytetarëve për të mësuar lidhur me personat në kërkim.
Sipas Policisë së Shtetit, vetëm gjatë orës së fundit (19:00-20:00) numri i klikimeve nga qytetarët është rreth 110 mijë.
Olldashi, ndryshe nga Basha, nuk tenton të marrë autorësi në protestat për armët kimike
Ndërsa Basha dhe Berisha thuajse u përzunë nga protestuesit, një strategji tjetër duket se po ndjek rivali i Bashës në PD, Sokol Olldashi, i cili ka reaguar në FB duke ua njohur të rinjve fitoren për armët kimike. Madje, Olldashi thekson edhe sei ishte si një qytetar i thjeshtë në atë protestë.
Fituesja britanike e çmimit Nobel, Doris Lessing shuhet në moshën 94 vjeçare
Kryesisht autodidakte dhe me një shkollim modest nga kolonitë britanike (lindur në Afrikë të Jugut), Lessing arriti të shndërrohej në një prej shkrimtareve më të mëdha britanike të shekullit të kaluar. Duke filluar me një përzgjedhje të tregimeve të shkurtra botuar në vitin 1948 dhe duke përfunduar me librin e fundit, “Alfred dhe Emily” (2008), Lessing shkroi në mbrojtje të lirisë, për botën në zhvillim, për të drejtat e grave dhe tema të tjera të panumërta, në mbi 50 vepra, ndër të cilat romane e poezi.
Risi e policisë shqiptare: Faqe në internet me listën “Most Wanted”
Për herë të parë në historinë e vet, Policia e Shtetit Shqiptar vendos sot një standard të ri duke ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunimi me publikun – ajo publikoi të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë.
Në një hapësirë të veçantë të faqes së internetit të Policisë së Shtetit, çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë informacion të plotë, përfshirë të dhënat dhe foto, për të gjithë personat e shpallur në kërkim të dënuar nga gjykata me mbi 5 vjet heqje lirie.
Gazeta “Koha Jonë” mbi planin e opozitës për destabilizim në Tiranë
Në një editorial të fundit, gazeta Koha Jonë e konsideron kontributin e PD në valën e protestave të fundit si një “plan të një pjese të opozitës për destabilizim në Tiranë”.
Editoriali analizon situatën ku ShBA-të janë armiqësuar me opozitën. Sipas KJ, “qejfmbetja e opozitës ka qenë për faktin se partnerët amerikanë nuk kanë denjuar të bisedojnë me ish-liderin e PD-së, z. Berisha, por kanë preferuar nëpërmjet ambasadorit Arvizu të marrin dakordësinë nga z. Basha për demontimin e armeve kimike në Shqipëri.”
Pëllumbi, shans që vjen një herë në 100 vjet. Rama? Fitues! Basha... humbës!
Në një intervistë të gjatë te Dita, Servet Pëllumbi, ndërsa e konsideron veten se nuk ka qenë në brendësi të negociatave, vlerëson se ne humbëm “një shans që të vjen një herë në 100 vjet”:
“...një shans i tillë vjen shumë, shumë rrallë, ndoshta një herë në 100 vjet. Mendoj se do të kishim më shumë përfitime se sa dëme. Por, siç e thashë, gjithë ajo zallamahi që u krijua pati në thelbin e vet moskuptime të mëdha.”
Për Pëllumbin, Rama doli fitues i madh. Basha, humbës. Thotë: