Risi e policisë shqiptare: Faqe në internet me listën “Most Wanted”

Postuar në 17 Nëntor, 2013 11:04

Për herë të parë në historinë e vet, Policia e Shtetit Shqiptar vendos sot një standard të ri duke ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunimi me publikun – ajo publikoi të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë.

Në një hapësirë të veçantë të faqes së internetit të Policisë së Shtetit, çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë informacion të plotë, përfshirë të dhënat dhe foto, për të gjithë personat e shpallur në kërkim të dënuar nga gjykata me mbi 5 vjet heqje lirie.

Në të njëjtën hapësirë çdo kush mund të gjejë të publikuara edhe kontaktet e Policisë së Shtetit për të njoftuar në rastet kur ka të dhëna për vendndodhjen e personave të kërkuar, duke ruajtur plotësisht konfidencialitetin e qytetarit që do të japë informacione të vlefshme për policinë.

Publikimi i personave më të kërkuar, ndihmon në ndërtimin e atyre mekanizmave të imunitetit shoqëror për të parandaluar që këta njerëz të vazhdojnë jetën mes shoqërisë të pashqetësuar, duke shtuar rrezikun për sigurinë e jetës dhe pronës për secilin prej nesh.

Deri më tani në internet janë hedhur të dhënat për 742 persona në kërkim, që konsiderohen si më të rrezikshëm. Prej tyre 47 janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me 25 vjet burgim. Në këtë listë të kërkuarish 23 janë femra, ndërsa numri më i madh i të kërkuarve është dënuar për veprat penale të vrasjes, apo vrasjes së mbetur në tentativë. Këto të dhëna mund të gjenden duke klikuar në linkun:

http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_wanted&view=wanted&Itemid=464&lang=sq

Comments

Submitted by Tac (not verified) on

Ju pergezoj per inisjativen me te re per Policen e Shtetit dhe per ta ber kete vend sa me te sigurt

Submitted by Nilson (not verified) on

Shpresojme qe te arrihet me lehte drejtesia ne kte menyr te re qe ju keni gjetu

Submitted by mustafa (not verified) on

Nr 1 ne liste ..... Sali Kimiku

Nr 2 Argita, Nr 3 Luli

mos u merrni me kriminelet ordinere pa burgosur spiunet serbe

Submitted by bbb (not verified) on

Po Arrxhiu i rrugeS se Elbasanit nuk qenka ne liste?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.