Portali antikorrupsion, valë denoncimesh për emra konkretë gjyqtarësh, prokurorësh etj.

Denoncimet e postuara nga qytetarët në portalin “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, një nismë e qeverisë Rama, kanë tërhequr vëmendjen e gazetës Shqip. Qindra qytetarë janë ankuar për gjyqtarë dhe prokurorë konkretë, duke sqaruar shkurtimisht edhe çështjet reale. Shqip ka botuar të plota disa nga denoncimet, me sqarimin se “jo domosdoshmërisht mund të jenë të sakta”. Në total janë 301 denoncime online, nga të gjitha anët e vendit, dhe spikasin si shumicë dërrmuese çështjet e pronësisë, për të cilat gjyqtarë, prokurorë e punonjës institucionesh të tjera akuzohen si të korruptuar, rryshfetçinj etj. Linku i portalit të mësipërm është: http://ankesa.justice.gov.al
a.k
Comments
Une denoncova shokun Ilir
<p>Une denoncova shokun Ilir Floriri per videoen qe publikoi Dritin Prifiti ne Fiks Fare...Shpresoj qe denoncimi im te merret ne konsiderate...</p>
vale denoncimesh??? e keni
<p>vale denoncimesh??? e keni shume gabim aty eshte denoncuar vetem 0.5% e korrupsionit, pisllekut, imoralitetit dhe paaftesise se sistemit te "drejtesise" ne kete vend...</p>
Kjo nuk eshte menyra e duhur
<p>Kjo nuk eshte menyra e duhur per te luftuar korrupsionin. Cdo person mund te shkruaje ne ate faqe dhe publikohet menjehere pa u dhene me pare mundesia e nje hetimi administrativ per te vertetuar faktet. Nuk di ndonje vend te botes qe te aplikoje nje formule te tille.</p>
S'ka metoda te tjera ky
S'ka metoda te tjera ky shtet? Patjeter do t'i beje njerezit spiune?
Add new comment