Në rast pranimi, gjithë operacioni i shkatërrimit kimik do bëhej në Bisht-Pallë

Postuar në 18 Nëntor, 2013 03:23

Ka qenë Bishta Palla, bazë ushtarake detare e FA-së, siti ku do të shkatërroheshin lëndët kimike risiane nëse Shqipëria do të pranonte të bëhej pjesë e këtij operacioni, bën me dije Shqiptarja.com numrin e sotëm. Zërat për qendra në tjera të brendësi të territorit, sipas gazetës, janë përhapur për të devijuar vëmendjen. Sipas burimeve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, amerikanët ja kishin vënë syrin pikërisht një baze, me hapësirë të konsiderueshme prej 16 ha truall, që ishte në breg të detit, çka lehtësonte gjithë operacionin e transferimit të masës së armëve dhe lëndëve të rrezikshme kimike siriane. Pas pezullimit të planeve të qeverisë së mëparshme për privatizime masive të objekteve ushtarake, Bisht-Palla mbetej gjithnjë në dispozicion të Forcave të Armatosura, një zonë ushtarake e ruajtur nga popullsia.

Lexoni materialin e plotë në linkun: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/ekskluzive--arm-t-kimike-plani-shbaishte-zgjedhur-bisht-palla-187383.html

a.k

Comments

Submitted by berti (not verified) on

<p>Akoma nuk kemi kuptuar cfare shansi kemi humbur,nje klase politike qe u dhje ne brek nga nje grup adoleshentesh dhe Sazani dhe me vone nga disa artiste qe e dime si kane qene pozicionuar me pare.Ne keto 100 vjet tre raste ka patur Shqiperia per te ndyshuar faqen.Ipari ne vitet 70 kur Kina e madhe kerkoi ta bente kete vend si Tajvani,i dyti kur Shtrausi i Gjermanise i kerkoi shtetit shqipetar mardhenje te forta ne shume fusha,por partia i the popullit qe bare do hame dhe doren nuk e shtrime dhe i treti dhe me i rendesishmi me shtetin me fuqishem te botes SHBA disa lepurush e hodhen poshte duke thene buke e djathe do hame.Ku jane keta lepurush me ne krye Sazanin pse nuk flasin per ndotjen e madhe qe kemi nga Vermoshi deri ne Konispol.Ku ishin keta lepurushe te shkollave qe largohen nga mesimi me preteksin e protestes per te pire kafe te blloku dhe tani kerkojne te ju hiqet masa disiplinore,Nje fjale populli thote Fati nje here te vjen duhet te dish ta kapesh kete FAT.Lepurush me vjen keq por buke e djath do te hani tani e pergjithmone</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Ke harruar te permendesh te gjitha heret kur i thame po "fatit": kur morem fene e pushtuesve turq, kur i dhame kuroren Viktor Emanuelit, kur beme babe Stalinin e madh, kur thyem embargon e OKB-se per te bere kontrabande nafte me Jugosllavine, kur i futem leket tek firmat piramidale, kur filluam te trafikojme dreqin edhe te birin. Fakti eshte qe leku i nxjerre pa djerse nuk te con larg. Prandaj, z.Berti, ben mire t'i lesh endrrat me kalores te bardhe edhe t'i pervishesh punes.

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Nese eshte e vertete eshte kulmi qe kjo gje te behej midis dy zonave me turistike te Shqiperise se mesme .. Durresit dhe Lalzit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.