Arkiv-Lajme
Walker: Shqipëria nuk ka kushte dhe nuk është për momentin e gatshme për armët
Njeriu që është më afër se kush tjetër me problemin armëve kimike të Sirisë, ai që qe i pari që tha se burime amerikane i kishin konfirmuar se armët kimike do të shkatërroheshin në Shqipëri, njëkohësisht dhe njeriu me një kompetencë profesionale të padiskutueshme, Pauel Walker i “Green Cross International”, një organizate ekologjiste që kundërshton përdorimin e armeve të tilla, në një lidhje satelitore me emisionin e mbremshëm Top Show të Sokol Ballës, foli troç dhe “shqip” se Shqipëria, të paktin për momentin nuk duhet të angazhohet në këtë punë.
Pas deklaratës së zëdhënëses së Aleancës: Kur s’paska punë me armët kimike, pse NATO lakohet kaq shumë në Shqipëri!?...
Në një deklaratë pas asaj që bëri Kryeministri Edi Rama se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë në kontakt lidhur me shkatërrimin e armëve kimike siriane, reagoi zyrtarisht Aleanca. Zëdhënësja e vendeve të Atlantikut të Veriut, Oana Lungescu, e kontaktuar nga ABC Neës, pa ndonjë koment të gjatë ka thënë se lidhur me debatin që ka lindur në Tiranë duhet të pyeten autoritetet vendase, pasi kjo nuk është një çështje e Aleancës.
Ban Ki Moon, ndoshta zëri më i arsyeshëm: Armët kimike të shkatërrohen atje ku janë, brenda territorit të Sirisë
Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, citon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon se, ai është duke marrë në konsideratë për t’i kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbështetë një propozim të tijin, që Siria vet të shkatërrojë armët e saj kimike, brenda territorit sirian. “Jam duke marrë në konsideratë që t’i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit që të kërkojë menjëherë transferimin e armëve kimike të Sirisë në qendra të sigurta brenda Sirisë, ku mund të vendosen dhe ku njëkohësisht mund të shkatërrohen ato armë”.
Duelfer: Do të kishit përfitime. Po të isha biznesmen do ta kisha parë si mundësi të mirë
Ilva Tare i ka marrë një intervistë në Skype ekspertit të armëve të shkatërrimit në masë, Charles Duelfer-it, dhe e ka transmetuar në programin e vet të mbrëmjes në Ora News. Intervista është interesante, dhe mund ta lexoni më poshtë:
Në Shqipëri ka patur një protestë kundër armëve kimike. A jeni në dijeni për gjendjen?
Lajmi për tërheqjen e Tiranës, VOA shton fjalinë "por qeveria saktëson se vazhdon të jetë në kontakt"
Faqja online e Zërit të Amerikës ka update-uar informacionin në lajmin mbi tërheqjen e Tiranës zyrtare nga bisedimet për armët kimike siriane. "Qeveria shqiptare duket se mund tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë, konfirmuan për Zërin e Amerikës, burime pranë qeverisë." - shkruhej më parë në këtë faqe.
Ndërkohë tashmë është shtuar fjalia: "Ndërkohë që zyrtarisht, qeveria saktëson se ajo vazhdon të jetë në kontakt me palët e partnerët e që janë pjesë në këtë proces..."
Në sondazhet online: “Të majtë e të djathtë” kundër lëndëve kimike siriane
Nga sondazhet online të faqeve informative shqiptare në internet kuptohet nëse ato vizitohen më shumë nga lexues “të majtë” apo “të djathtë”. Zakonisht, për të njëjtën çështje, mbizotërojnë përgjigje “të majta” në njerën faqe e “të djathta” në një tjetër.
Përjashtim bën çështja e lëndëve kimike siriane – kundër ardhjes së tyre në Shqipëri janë shprehur shumica e pjesëmarrësve në sondazhet online, si në faqet “e majta” edhe në ato “të djathta”. Ky kundërshtim shkon nga 66% në faqen e internetit të gazetës DITA, në 86% në faqen Balkanweb.
E.Zaloshnja
PO apo JO?
Faqja online e së përditshmes DITA thotë se "burime afër qeverisë nuk i konfirmojnë zërat e përhapur pak orë me parë që është marrë vendimi për t'u tërhequr nga negociatat për armët kimike siriane".
Të pyetur nga DITA burime afër zyrës së komunikimit në Kryeministri thanë se i qëndrojnë deklarimeve zyrtare të mëparshme që “nuk është marrë vendim” - shkruan kjo faqe.
Pas rezistencës në Shqipëri, del opcioni i Kosovës?
Menjëherë pasi doli lajmi se qeveria shqiptare po bëhet gati të bëjë prapakthehu në negociatat me partnerët ndërkombëtarë lidhur me armët kimike, t’i thojë ‘jo’ pra sugjerimit që i është bërë për asgjësimin e këtyre armëve në territorin shqiptar, ka dalë lajmi tjetër i çuditshëm. Asgjësimi i armëve do të bëhet në Kosovë. Duket sikur ndërkombëtarët janë të fiksuar pas opcionit të asgjësimit me pahir në tokë shqiptare.
Edhe sipas Zërit të Amerikës, Tirana do tërhiqet nga bisedimet për armët siriane
Burime pranë qeverisë i thanë Zërit të Amerikës, se qeveria duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve siriane në territorin shqiptar. Tirana duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane duke i thënë “Jo” mundësisë së realizimit të këtij operacioni në territorin e saj, konfirmuan për Zërin e Amerikës, burime pranë qeverisë.
Të rinjtë nuk pranojnë Berishën e Bashën në protestë
Në prostetat që vazhdojnë në qendër të Tiranës kanë tentuar të afrohen dhe Sali Berisha e Lulzim Basha, por sipas shqiptares.com, kundër tyre janë lëshuar thirrje mosmiratimi. "Jemi këtu për t’u thënë jo armëve kimike, jo [mungesës së transparences]”, thuhet të ketë thënë Berisha, por në këtë moment, gjithnjë sipas gazetës së Bolino-s, është dëgjuar thirrja e shumë të rinjve: “Mos na e politizoni protestën”. Pas kësaj, Berisha e Basha janë larguar.