Arkiv-Lajme

Kosovë, “nom de guerre” e të dyshuarit terrorist të kapur dje: Al Albani

Postuar në 12 Nëntor, 2013 03:14

Lajmi i djeshëm nga Kosova që fliste për prangosjen e një grupi të dyshuar si terrorist, sipas policisë kosovare lidhej kryesisht me agresionin fizik ndaj dy shtetasve amerikanë të një shoqate fetare, por edhe me dyshime mbi veprimtarinë e tyre në Sirinë e përfshirë nga flakët e luftës. Në total bëhet fjalë për gjashtë persona, Valon Sh., Musli H, Ardian M., Nuredin S., dhe Bekim M, me të dyshuarin kryesor Genc S. në krye.

Ardian Vehbiu përuron librin e tij të ri. “Sende që nxirrte deti”, quhet

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:36

Në një mjedis qibar, në bar-librarinë e famshme “e Për7shmja”, larg stilit e pompave komerciale, është përuruar libri i Ardian Vehbiut “Sende që nxirrte deti”. Autori që banon në New York ka ardhur në Tiranë, si gjithnjë, në prag të panairit të librit, dhe – sërish si gjithnjë – ka ardhur me një libër të ri të tijin. Në “Sende që nxirrte deti”, Vehbiu përshkruan, shpjegon e analizon marrëdhënien e mistershme apo mistike të shqiptarëve me perëndimin.

Filipine, pas supertajfunit Haijan pritet një tjetër goditje

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:07

Pak ditë pasi supertajfuni Haijan masakroi popullsinë filipinase, ku shifra prej 10 mijë viktimash vetëm nga një qytet mbetet gjithsesi provizore dhe hipotetike, një stuhi e re kërcënon brigjet e ishujve Filipine. Huffington Post njofton për bërthamën me presion të ulët me emrin Zoraida, që sot I është aftuar ishullit Mindanao dhe pritet të përshpejtojë nesër, drejt ishullit Surigao. Edhe pse, sipas AP, këto rajone pësojnë mbi 20 tajfune në vit dhe janë të përgatitura për t’i përballuar, përmasat dhe forcën e dukurive si Haijan është zor të përballohen.

Të martën në ora 20, rikthehet BAROMETËR24 në NEWS24

Postuar në 11 Nëntor, 2013 14:20

Plot 8 javë pas dekretimit të qeverisë Rama, filloi anketimi i dytë i kampionit të BAROMETWR24 dhe rezultatet e tij do të publikohen të martën në orën 20 në NEWS24 nga Dr. Eduard Zaloshnja, drejtuesi i BAROMETWR24, raporton Balkanweb, që sqaron se kampioni është i njëjtë me atë që u sondua në tetor.

Mediat në vendet demokratike kanë dhjetra vjet që i japin mundësi elektoratit t’i bëjë të njohura opinionet e tij nëpërmjet sondazheve periodike të opinionit.  Në Shqipëri, NEWS24 është i pari medium që po e krijon këtë mundësi nëpërmjet sondazhit periodik BAROMETËR24.

Fyle vë theksin tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, Rama bie dakord 100%

Postuar në 11 Nëntor, 2013 13:22

Vizita e gjatë e eurokomisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle në Tiranë, nisi me takime me presidentin Nishani dhe kreun e Kuvendit Meta, dhe vazhdoi me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Fyle inkurajoi qeverinë shqiptare që të përmbushë prioritetet dhe të tregojë vendosmëri (Fyle i veçoi këto të dyja) në luftën kundër krimit e korrupsionit, në mënyrë që Shqipëria të bëjë një hap përpara drejt integrimit evropian. 

Shënim: Po demokratët a kanë ndonjë qëndrim për stoqet kimike siriane?

Postuar në 11 Nëntor, 2013 11:51

Deputetja demokrate Mesila Doda njofton se ka dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama mbi çështjen e stoqeve kimike siriane. Doda shkruan në fb se e bëri këtë në respekt të protestuesve ambientalistë, por nuk thotë se cili është qëndrimi i saj për këtë çështje delikate. Në fakt, as PD, zyrtarisht e aq më pak përmes kryetarit Basha nuk ka bërë të qartë se ç’qëndrim ka për stoqet siriane: Të thuhet Jo ndaj kërkesës amerikane, të pranohen, të thuhet Po ama të vihen disa kushte?

Intervista ekzotike e Ramës në CNN. Pse na shohin ende si “destinacion për t’u zbuluar”

Postuar në 11 Nëntor, 2013 10:15

Jo rrallë herë “të huajt”, sidomos ata ca më larg se vendet fqinje, na shohin ende si një vend misterioz nga i cili dalin lajme të një kohe tjetër, si fjala vjen, burrneshat e malësisë apo fenomeni i gjakmarrjes.  Supozohej që gazetari i njohur amerikan Fareed Zakaria ta kapërcente këtë përkufizim. Por ja që nuk qe e thënë. Ai intervistoi në emisionin e tij në CNN, me titull GPS, kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe e pyeti gjerë e gjatë për…fasadat e Tiranës kur ishte kryetar bashkie.

Ministria e Energjetikës pezullon lejen minerare që shfrytëzohej nga biznesmeni Mane

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:08

Ministria e Energjetikës ka vendosur pak ditë më parë të pezullojë lejen minerare në zonën më problematike të Bulqizës, të ashtuquajturën zona D. Raporti i zbardhur nga Top Channel konstaton probleme me kushtet e sigurisë në punë, por edhe shkelje të rënda të ligjit nga privatët, deri në moszbatimin e urdhërave të institucioneve.

Basha mban fjalimin e protestës poshtë kryeministrisë, por bërtet fort dhe ngjiret

Postuar në 11 Nëntor, 2013 08:05

Përpara një “tapeti” çadrash shiu prej nga ngriheshin herë pas here duar me dy gishtat lart, kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti pak më parë fjalimin qëndror të protestës së Partisë Demokratike përpara kryeministrisë, kundër “vjedhjes së votës në Korçë”. Ishte protesta e parë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit që shënuan dhe rotacionin politik. Në marshimin që parapriu tubimin në sheshin Dëshmorët e Kombit, prinë në krye Basha, ish-kryetari Berisha, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Astrit Patozi etj.

Blushi për “Crown agent”: Absurde që kompania të mos paguajë taksa

Postuar në 11 Nëntor, 2013 07:13

Ishin të pritshme debatet në komisionin e Integrimit, lidhur me projektligjin për asistencën e shërbimit doganor me kompaninë “Crown Agent”. Deputeti demokrat Genc Ruli ka theksuar se kontrata me “Crown Agent” është më e dobëta e realizuar nga shteti shqiptar, pasi ajo “nuk ka parashikuar asnjë penalitet për firmën e huaj, nëse ajo nuk përmbush kërkesat. Nuk është respektuar transparenca dhe rregullat ligjore për kontratën. Kompania "Crown Agent" në rajon ka dështuar, kontrata nuk duhet të miratohet”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme