Intervista ekzotike e Ramës në CNN. Pse na shohin ende si “destinacion për t’u zbuluar”

Postuar në 11 Nëntor, 2013 10:15

Jo rrallë herë “të huajt”, sidomos ata ca më larg se vendet fqinje, na shohin ende si një vend misterioz nga i cili dalin lajme të një kohe tjetër, si fjala vjen, burrneshat e malësisë apo fenomeni i gjakmarrjes.  Supozohej që gazetari i njohur amerikan Fareed Zakaria ta kapërcente këtë përkufizim. Por ja që nuk qe e thënë. Ai intervistoi në emisionin e tij në CNN, me titull GPS, kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe e pyeti gjerë e gjatë për…fasadat e Tiranës kur ishte kryetar bashkie. Zakaria pranon se është mahnitur nga kjo dukuria e ngjyrave të kryeqytetit shqiptar, por sërish ka një arsyetim naiv kur në bazë të pyetjes së tij, thotë “Tirana kishte shumë probleme, shumë krime dhe ju vendosët t’i zgjidhni ato duke pikturuar…”. A thua bojrat e fasadave të pallateve janë gjëja që mban mend media amerikane këto 23 vjet nga Shqipëria?

 

Më gjatë, lexoni intervistën e Ramës në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/11/11/intervista-rama-flet-per-cnn-bukuria-eshte-me-frikesuese-se-brutaliteti/

 

a.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Nuk eshte ceshtje memorjeje por dukuri normale e shoqerizimit te perceptimeve dhe perfytyrimeve. Dhe nuk ka lidhje patjeter me Shqiperine apo Tiranen. Lidhen thjesht me ate (personin) qe ka perballe gazetari. Ne kete rast eshte Rama dhe lidhja behet me ngjyrat e pallateve, dhe shyqyr qe eshte keshtu, nuk asgje te keqe, madje eshte vertet intereante. Po te kishte perballe Berishen, Zakaria-s do ti shoqerizoheshin pamjet e zymta te &#39;97, transmetuar edhe nga CNN, dhe ky eshte rasti kur te vjen keq per veten, qe te ka qelluar te jesh shqiptar.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoteri, nuk kuptoj arsyen e shtremberimit dhe keqinterpertimit te kesaj bisede midis Fareed Zakaria dhe Rames ne programin shume te vleresuar GPS te Djelen ne CNN. Eshte e vertete qe ne prezantim dhe ilustrimet pame fotot e ndertesave te lyera me bojra te gezueshme. Por gjate bisedes perfundimi ishte qe dhe ne kushtet e mungesave te medha ne fonde, duke thyer korniza mund te behen punera te medha ne te mire te komunitetit. Inisiativa e Bashkise se Tiranes eshte nje zbatim i teorise te Breaking windows qe zbatohet ne US. Do ju sugjeroja ta vleresonit kete interviste dhe vetem per faktin se ke fton dhe interviston Zakaria.

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Kjo me ngjan si krehja para te qethurit. Meqe po behen gati te na dergojne armet kimike siriane, atehere e kane marre me te mire me nje interviste ne CNN. Cudi si nuk i paska bere asnje pyetje rreth temes se nxehte aktuale por eshte mjaftuar me ngjyrosjen e pallateve. Po sikur&nbsp; t&#39;i dale ngjyra shpejt nga reaksionet qe mund te prodhoje shkaterrimi i armeve kimike, cfare do te beje? Do te vazhdoje t&#39;i jape nje dore tjeter?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.