Shënim: Po demokratët a kanë ndonjë qëndrim për stoqet kimike siriane?

Deputetja demokrate Mesila Doda njofton se ka dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama mbi çështjen e stoqeve kimike siriane. Doda shkruan në fb se e bëri këtë në respekt të protestuesve ambientalistë, por nuk thotë se cili është qëndrimi i saj për këtë çështje delikate. Në fakt, as PD, zyrtarisht e aq më pak përmes kryetarit Basha nuk ka bërë të qartë se ç’qëndrim ka për stoqet siriane: Të thuhet Jo ndaj kërkesës amerikane, të pranohen, të thuhet Po ama të vihen disa kushte? Duket një nga ato situatat win-win për opozitën, e cila e ka gati një reagim sido që të shkojë puna. Nëse pranohet asgjësimi i lëndëve kimike, PD njësohet me kauzën ambientaliste kundër qeverisë së papërgjegjshme e servile; nëse refuzohen këto stoqe, dyshja Rama-Meta damkoset si antiamerikane, ashtu si etërit e tyre etj etj.
a.k
Comments
Akti i Mesiles meriton

Akti i Mesiles meriton respekt sepse se paku ka nje deputete te nje opozite se leshit qe kerkon interpelance, nderkohe qe ne cdo vend te botes, ne nje vend demokratik, qeveria joi vetem thirret ne interpelcance por vihet me shpatulla per muri...

Qe opozita eshte e kapme kjo

Qe opozita eshte e kapme kjo as diskutohet, ata duhet te ishin dite per dite duke kerkuar interpelanca e sqarime ne parlament po kryetari i tyre nuk ka kurajo me fol kundra Uncle Sam-it.

Po ju te Respublica-s mire eshte te sqaroheni me veten njehere, se e dime qe opoziten nuk e keni xhan. Zgjidheni njehere ca qendrimi do mbani, si ju duket veprimi i qeverise (se ata po vendosin), e pastaj kur ti keni mbaru te gjitha keto futini dhe nje shpulle Bashes. Po me rradhe gjonat, se pastaj boheni kllouna e ju qesh populli.

Respublika se paku i jep

Respublika se paku i jep hapsire mendimeve reth kesaj katastrofe qi po i vjen Shqiperise nga kokboshi Edi rama. Po cti besh Top Channel i cili si TV me i madh kombetar ska bere asnje emision per kete ceshtije. Sot Rudina Xhunga bente emision per fshatin Dardhe(?!)

respublica ka kohe qe e ka

respublica ka kohe qe e ka humbur drejtimin. Ku je o Muc? Hajde o burre thuaje nje fjale se nuk eshte Edi me i keq se Sala.

Opozita nuk ka sesi te

Opozita nuk ka sesi te shprehet pa ditur ekzaktesisht se cfare kerkohet. Opozita e sotshme ka anetaresuar vendin ne Nato dhe ka punuar per sigurine kombetare. Neser ajo mund te jete serisht ne pushtet dhe nuk i takon te shprehet pa qene e qarte per termat e ofertes.

Fjala vjen nese te gjitha vendet e Natos do te pranonin te ndanin nje pjese te barres atehere Shqiperia pa dyshim duhet te merrte persiper pjesen e saj. Nese ketu kerkohet vetem demontim por mbetjet dergohen gjetke edhe kjo perben nje oferte qe mund te merret ne konsiderate.

Pra thene ndryshe perderisa qeveria (ose edhe nderkombetaret) e ka lene opoziten ne erresire ajo nuk mund te humbe seriozitetin dhe te shprehet kuturu si organizatat joqeveritare.

Ore po ju te Respublica-s

Ore po ju te Respublica-s cfare qendrimi mbani per prurjen e armeve kimike ne Shqiperi, se s'po kuptoheni qarte.

ketu nuk ka fare lidhje

ketu nuk ka fare lidhje opozita. edhe vete titulli i shkrimit nuk duhet te jete i tille dhe nuk ka pse ngaterrohet opozita. ketu behet fjale vetem per 1 gje: Ky popull pa nerv, pa gjak a do te ngrihet nje here te vetme dhe te mari fatet e tij mbi supe??? kjo qe po kerkon kryeministri Rama per mendimin tim eshte vetvrasje. ketu nuk behet fjale se sa i sigurte do te jete ky proces, mbase nuk ndodh asgje, por kjo eshte dicka qe ne nuk kemi nevoje. kam votuar per ndryshimin por kjo qe po ndodh tani eshte e pa pranueshme. ne kete pike dhe per kete ceshtje duhet pyetur populli dhe jo te vendosi vetem 1 njeri. per kete gje votuar kunder Saliut dhe jo te na vinte nje Sali tjeter me mjeker. ne qofte se ky popull qe fjeti 50 vjet me enverin, fjeti 20 vjet me saliu do te vazhdoje te fle, atehere jemi te mbaruar. keta qe kemi ne krye dhe qe kemi patur perhere ne krye kane gjetur shesh e kane bere pershesh.

E pse duhet te kete opozita

E pse duhet te kete opozita nje mendim. A nuk i vuni drunin populli e zgjodhi kete qeveri qe kemi me vote plebishitare? Kjo qeveri qe kemi a e ka sqaruar opoziten ne parlament se per cfare behet fjale? Opozita deri tani eshte shume kontruktive. Ka kerkuar transparence dhe vetem transparence. Per nje vendim te tille te rendesishem qeveria duhet te kishte kerkuar bashkepunim me opoziten dhe te kishte sqaruar opinionin si duhet. Njoftimin e pare e ka bere ministri i jashtem ne France. Qeveria i ka ngatarruar punet vete shume keq. Ka krijuar konfuzion duke u sjelle si dilentante.

Add new comment