Filipine, pas supertajfunit Haijan pritet një tjetër goditje

Pak ditë pasi supertajfuni Haijan masakroi popullsinë filipinase, ku shifra prej 10 mijë viktimash vetëm nga një qytet mbetet gjithsesi provizore dhe hipotetike, një stuhi e re kërcënon brigjet e ishujve Filipine. Huffington Post njofton për bërthamën me presion të ulët me emrin Zoraida, që sot I është aftuar ishullit Mindanao dhe pritet të përshpejtojë nesër, drejt ishullit Surigao. Edhe pse, sipas AP, këto rajone pësojnë mbi 20 tajfune në vit dhe janë të përgatitura për t’i përballuar, përmasat dhe forcën e dukurive si Haijan është zor të përballohen. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit pohon se kriza humanitare e Haijanit, mund të rivalizojë edhe dëmet katastrofike të tërmetit që goditi Haitin tre vjet më parë.
a.k
Add new comment