Ministria e Energjetikës pezullon lejen minerare që shfrytëzohej nga biznesmeni Mane

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:08

Ministria e Energjetikës ka vendosur pak ditë më parë të pezullojë lejen minerare në zonën më problematike të Bulqizës, të ashtuquajturën zona D. Raporti i zbardhur nga Top Channel konstaton probleme me kushtet e sigurisë në punë, por edhe shkelje të rënda të ligjit nga privatët, deri në moszbatimin e urdhërave të institucioneve. Nga verifikimet në terren ekspertët e AKBN dhe Repartit të Shpëtim Minierave kanë konstatuar se përveç mangësive të theksuara në dokumentet teknike, përfshirë dhe pasqyrat e investimeve, në këtë zonë është kryer aktivitet minierar edhe në ato vende ku kjo ka qenë e ndaluar me ligj. Zona D, e cila i përket pjesës jugore të minierës së Bulqizës aktualisht shfrytëzohet nga kompania "Tour Alb", e cila vepron si nënkontraktor i ACR, pjesë e “Balfin Group", që është shoqëria e biznesmenit Zamir Mane.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.