Fyle vë theksin tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, Rama bie dakord 100%

Postuar në 11 Nëntor, 2013 13:22

Vizita e gjatë e eurokomisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle në Tiranë, nisi me takime me presidentin Nishani dhe kreun e Kuvendit Meta, dhe vazhdoi me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Fyle inkurajoi qeverinë shqiptare që të përmbushë prioritetet dhe të tregojë vendosmëri (Fyle i veçoi këto të dyja) në luftën kundër krimit e korrupsionit, në mënyrë që Shqipëria të bëjë një hap përpara drejt integrimit evropian. 
Fyle pritet t’i propozojë qeverisë shqiptare nisjen e një dialogu të nivelit të lartë politik me Komisionin Europian, në funksion të përshpejtimit të arritjes së objektivave që Brukseli i ka vendosur Tiranës. Rama nga ana e tij, duke përforcuar çdo frazë me përqindjen e rrumbullakët 100%, theksoi vendosmërinë e qeverisë për të përmbushur prioritetet e KE-së dhe për t’i dhënë opozitës shqiptare të gjitha hapësirat e nevojshme për bashkëpunim. 
a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>E jo, po u hap ajo loje nuk ndalon me njerin, prandaj kane frike ta hapin.&nbsp;</p><p>Po ishalla po e fillojne me Salen pra.&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Cudi si nuk u zotua edhe ai qe duke&nbsp; ndjekur&nbsp; shembullin&nbsp; e dy drejtoreshave&nbsp; te realizonte planin per luften ndaj korrupsionit me 105% .</p>

Submitted by shastr (not verified) on

<p>Dakort ka qene perhere ky. I ka denoncu te gjithe ata me bllok ne dore, qe poplli i ka pa me figure e i ka degjuar me ze. 100 perqind eshte pak te thuhet, ma shum 135,5 perqind do luftoje, sic ka luftu, me korrupsionin edhe krimin. Eshte trim i madh, ka me hy ne histori ... si Assadi.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.