Basha mban fjalimin e protestës poshtë kryeministrisë, por bërtet fort dhe ngjiret

Përpara një “tapeti” çadrash shiu prej nga ngriheshin herë pas here duar me dy gishtat lart, kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti pak më parë fjalimin qëndror të protestës së Partisë Demokratike përpara kryeministrisë, kundër “vjedhjes së votës në Korçë”. Ishte protesta e parë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit që shënuan dhe rotacionin politik. Në marshimin që parapriu tubimin në sheshin Dëshmorët e Kombit, prinë në krye Basha, ish-kryetari Berisha, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Astrit Patozi etj. Pas një serie fjalimesh, ngjarja kulmoi me fjalën e kryetarit Basha, që i bëri thirrje popullit të mos lejojë shitjen e votës. Me një zë të impostuar drejt basit, Basha kaloi në ngjirje nga fundi i fjalës së tij, por gjithsesi e mbylli fjalimin.
a.k
Comments
basha eshte butaforik ne cdo
<p>basha eshte butaforik ne cdo pikpamje e kend shikimi, nuk e ka te gjate..</p>
Do te shohim me
<p>Do te shohim me shume manifestime te tilla. Sherbejne per te motivuar bazen dhe per te bere vemendjen te larghet nga deshtimi i zgjedhjeve te fundit dhe te perqendrohet ne zgjedhjet e ardheshme.</p>
Add new comment