Arkiv-Lajme
Qeveria do thotë Jo?
Burime nga qeveria shqiptarë bëjnë të ditur për “News24” se Shqipëria nuk do të pranojë që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen në territorin tonë. Mësohet se qeveria pritet të mblidhet brenda 24 orëve për të komunikuar vendimin për armët kimike - shkruan agjensia Balkanweb.
Berishës ia ka qejfi "sheshet dhe rrugët"
Berisha sot në Kuvend iu referua deklaratës së ekspertit Walker se Shqipëria ka pranuar ti shkatërrojë armët kimike, duke akuzuar mazhorancën për mashtrimin e qytetarëve. Meta e ka ironizuar duke i thënë që para se të besojë ekspertin amerikan të besojë atë me të cilin ka qeverisur për katër vjet. Fjalet e Metes: “E ka më të lehtë të besojë atë ekspertin që e cilësoi më të mirin në botë se sa të më besojë mua me të cilin ka qeverisur për katër vjet. Si mund të ketë vendim pa dëgjuar dhe zërin tënd në parlament.”
Armët Kimike: Fillojnë të çarat në maxhorancë; Blushi mbështet protestuesit
Është marrë vesh tanimë që edhe maxhoranca nuk është kompakte lidhur me vendimin për të pranuar sugjerimin amerikan për të asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri. Sot ka reaguar dhe deputeti Ben Blushi. Ai jo vetëm i ka quajtur legjitime këto protesta, por edhe i ka mbështetur. “Protesta e qytetarëve shqiptare është e drejtë dhe shumë legjitime edhe për cështje me të vogla se kaq, jo kaq kardinale. Në kushte të tjera edhe unë do isha në protestë”, është shprehur ai në përfundim të seancës së potershme parlamentare.
Përshkallëzimi i protestës është punë ditësh - mendon Nano
Është hera e parë që shqiptarët janë mobilizuar në mënyrë transversale. Këto ditë është parë një mobilizim jo i frikshëm në pikëpamje numerike, por me çfarë duket, përshkallëzimi i protestës është punë ditësh - shkruan Mustafa Nano sot ne DITA.
Rama e ka marre pak lehtshem kete punen e armeve kimike - e titullon Nano, Zululandin e tij te sotem dhe shkruan:
Palët kanë zënë të riorientohen lidhur me armët kimike
Pozicionet politike po bëhen më të kuptueshme lidhur me asgjësimin e armëve kimike në territorin shqiptar. Opozita ka folur me gojën e të parit të saj de facto, Berishës: “SHBA e Rusia që kanë një territor sa 1/3 e planetit të gjejnë zgjidhjen. Gjetën Shqipërinë si kikirik në hartë. Jo. Në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces.” Më qartë se kaq nuk bëhet.
Basha quan Ramën satrap oriental: Referendum për armët kimike
PD mblodhi grupin e saj parlamentar sot, pak minuta pas nisjes së seancës parlamentare. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se opozita do të depozitojë në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi lidhur me armët kimike. Portalet online citojne Bashen: “Prej më shumë se një jave, shqiptarët po përjetojnë ankthin e lajmit të mbërritjes së armëve kimike në Shqipëri. Shqiptarët duan të dinë të vërtetën nga kryeministri, që është investuar personalisht dhe mesa shihet i vetëm fare në këtë çështje.
Në Shqipëri? Vendimi pritet të merret nesër
Sipas Paul Walker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore, vendimi nëse armët kimike siriane do transportohen në Shqipëri pritet të merret të premten, pra nesër.
“Lëndët kimike që do të transportohen janë lëndë që mund të përdoren për të krijuar armë, apo për t’u përdorur në industri - tha Walkner për emisionin Al Jazeera Stream.
Të “shkretat” tekste të shenjta se ç’heqin...
Mustafa Nano merret në Zululandin e fundit në DITA me situatën e krijuar në Kosovë, ku policia ka marrë mesazhe kërcënuese pas arrestimit për terrorizëm të gjashtë islamikëve.
Kryebashkiaku i Durrësit: Nga Durrësi nuk do lejojmë të kalohen armë kimike
Në një forum të hapur në Durres, sot në mbrëmje, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se ai si kryebashkiak “është kundër që armët kimike të kalojnë nëpër Durrës për të hyrë në Shqipëri”.
Kjo e implikon edhe më shumë situatën me armët kimike siriane, informacioni mbi të cilat po bëhet kaotik. Qeveria e Ramës kufizohet duke thënë që nuk është vendosur ende asgjë, ndërkohë që mediat në SHBA dhe Tiranë, por jo vetëm, japin nga ora në orë detaje të negociatave duke e konsideruar marrëveshjen të konfirmuar. a.n.
Përçahen protestuesit
Aktivistë, qytetarë dhe deputetë të opozitës kanë protestuar sërish kundër deaktivizimit të lëndëve helmuese luftarake të Sirisë në Shqipëri. Edhe pse me të njëjtin qëllim, protestuesit janë ndarë në dy sheshe.
Altin Goxhaj dhe Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese e ka nisur protestën më herët, rreth orës 13, pranë sheshit para Piramidës.
Ndërkohë, një tjetër protestë ishte paralajmëruar në sheshin Skëndërbej nga grupime studentore, aktivistë dhe ambjentalistë në orën 14:00.