Në Shqipëri vetëm çmontimi, jo groposja - "qetëson" eksperti amerikan

Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, Duelfer tha:
Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. Ka shumë faktorë që janë në favor të zgjedhjes së Shqipërisë. Nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar kjo duket se mund të ishte një ide e mirë për Shqipërinë, politikisht por edhe ekonomisht, sepse shkatërrimi nuk do të bëhej nga vetë Shqipëria, madje do të shoqërohej edhe me një burim të ardhurash. E kuptoj se askush nuk dëshiron të bëhet depozituesi i mbetjeve industriale të botës, por unë mendoj se kjo është kuptuar krejtësisht gabim. Ajo që është propozuar, në fakt, është që disa komponentë të këtyre armëve kimike të transportohen në Shqipëri, të çaktivizohen dhe pastaj të hiqen nga territori i saj.
Në fakt, ky version ishte paralajmëruar sot në një nga të përditshmet e vendit, gazeta DITA, e cila kishte dalë sot në kopertinë me titullin që në negociatat e fshehta ështe hedhur pikërisht ky opsion. a.n.
Comments
Per bese na bindi. Tani qe e

Per bese na bindi. Tani qe e tha ky jemi te qete. Apo jo Muco?

Eksperti i leshit. kam patur

Eksperti i leshit. kam patur pershtypjen se ne CIA punonin njerez te zote e inteligjente. Ky jo vetem qe duket nga kilometra larg qe genjen, tregon se ka edhe nje nivel IQ mjaft te ulet. Shikoni kontradiktat ne argumentet e tij. Te pakten te kishin nxjerre nje tjeter qe di te genjeje me lezet.

Hahaha. O anonimo, pse nuk

Hahaha. O anonimo, pse nuk nxjerr nje foto tenden ketu qe ta shikojne me sy bota dallimin midis fytyres me IQ te madhe dhe ketij amerikanit me IQ te vogel.

na qetesoi vertet. Me lejoni

na qetesoi vertet. Me lejoni te gjej rastin qe te falenderoj dhe Top Channel-in dhe Respublica-n qe si mjete te pavarura informacioni po i japin nje jehone te gjere ketyre lloj sedativesh te opinionit publik

Sa shume "eksperte" amerikane

Sa shume "eksperte" amerikane kane ardhur dhe kane thene cudira ne Shqiperi?? Ekspertete Gerdecit dihen... E me pas kujtoni ekspertin e ceshtijes Kosta Trebickes i cili tha se zagari vrau gjuetarin(!?)...Ky "eksperti i ri" thote se nje gje te volge do behet ne Shqiperi...Po sikur kete gjene e vogel ta bente ne shtepine e tij ne Amerike??? Ore ...kujt duan tja hedhin keta? Cfare i dine shqiptaret keta? I dine budallenj?? Po ikni ore mbushuni...Ska pas faj per bese Enver Hoxha qe i quante xhandare nderkombtare dhe genjeshtare te pacipe(kujtoni Kanalin e Korfuzit) ... Skane faj per bese shume vende aziatike qe kane krijuar frymen e antiamerikanizmit...Keta ta bejne borxh

Pse nuk i caktivizon tek
Pse nuk i caktivizon tek shtepia e tij ky amerikani por do ti caktivizoje ketu tek ne? Une mendoj qe te gjitha jane perralla. I sjellin, bejne sikur i carmatosin dhe ne fund bejne sikur i dergojne diku tjeter per ti groposur. Keshtu qe po hyne ne Shqiperi do ti kemi gjithe jeten ne kurriz, brez pas brezi.
Add new comment