Arkiv-Lajme

Në Shqipëri vetëm çmontimi, jo groposja - "qetëson" eksperti amerikan

Postuar në 13 Nëntor, 2013 13:19

Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, Duelfer tha:

SHENIM: Kanë dëmtuar bustin e Zogut

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:49

Kanë dëmtuar bustin e Zogut. Nuk kam qenë unë. Por, mund të kisha qenë. Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik. Thuhet që i kanë shkulur gërmat e emrit dhe kanë shkruar ca parrulla. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti. Provokimi i ish-Kryeministrit përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

 

Besimtarët kosovarë denoncojnë kërcënimet “islamike” të bëra në adresë të policisë

Postuar në 13 Nëntor, 2013 10:42

Opinioni publik në Kosovë u kap në befasi dje nga një deklaratë kërcënuese e një grupi islamik kundër organeve të sigurisë dhe policisë. Këto të fundit kanë arrestuar me akuzën për terrorizëm gjashtë persona, dhe menjëherë pas këtij lajmi në zyrat e policisë mbërriti një email, në të cilin thuhej se “pasojat do të jenë të dhimbshme, nëse nuk lirohen të arrestuarit”. Emaili kish përmbajtje fetare.

Sabit Brokaj: Për çka i bënë vendit, Berisha dhe ministrat e tij meritojnë burgun

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:46

Në një intervistë për gazetën “Sot”, ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, nuk hezitoi të kritikojë qeverinë e re të koalicionit të majtë për çështjen e “importit” të armëve kimike të Sirisë. “Shqipëria nuk ka infrastrukturën dhe mjetet e duhura për të pritur lëndë helmuese ushtarake. Qeveria aktuale po bie në kundërshtim me veten duke shkelur premtimet e dhëna për ndalimin e importit të mbetjeve”. Por Brokaj nuk la mënjanë as kritikat e forta ndaj qeverisë së kaluar, opozita e sotme, e cila “proteston për votën e lir ëkur ka masakruar demokracinë shqiptare për 20 vjet”.

Protestohet kundër armëve kimike, thirrje qeverisë: Jo asgjësimit në Shqipëri

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:42

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.

Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Paralel me protestën në Tiranë, qytetarët po protestojnë edhe në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.

Opozita bën një hap më të qartë në debatin mbi armët kimike

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:41

Ka një ide se ata që i kanë sugjeruar Shqipërisë të marrë përsipër procesin e asgjësimit të armëve kimike, me shumë gjasë amerikanët, e kanë futur dhe opozitën në thes. Kanë qenë dhe disa deklarata të drejtuesve të PD-së, Berishës e Bashës, që e kanë inkurajuar këtë spekullim. Deklaratat e tyre kanë qenë të ndrojtura, dhe pa mesazh. Thjesht i kanë kërkuar transparencë qeverisë.

Armët kimike, protestë në Tiranë, Korçë dhe Elbasan kundër shkatërrimit në Shqipëri

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:34

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.

Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Paralel me protestën në Tiranë, qytetarët po protestojnë edhe në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.

Vetëvrasja e komandos, pjesë e pesë misioneve

Postuar në 13 Nëntor, 2013 05:02

Marenglen Bramati ka vdekur në Spitalin Ushtarak, dy javë pas kthimit nga Afganistani. Nënoficeri 31-vjeçar, pjesë e ushtariforcave komando i drejtoi armën në kokë vetes vetëm pak ditë pas kthimit nga misioni, e megjithë përpjekjen e mjekëve, nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Babai i komandos tregon për MAPO-n se i biri kishte qenë pjesë e pesë misioneve: 1 herë në Irak, dy herë në Çad dhe dy herë të tjera në Afganistan. Ai tregon se ushtria ishte pasioni i Marenglenit, por kthimi në mes të misionit, për shkak të problemeve me depresionin duket se e ka rënduar gjendjen e 31-vjeçarit.

A janë martesa dhe familja ende të kohës?

Postuar në 13 Nëntor, 2013 04:56

Për këtë po debatohet në Gjermani - raporton DW. Në Gjermani krahas martesës tradicionale ka gjithnjë e më shumë forma të tjera të bashkëjetesës. Bashkëjetesa pa u martuar, familjet e përziera, prindër të vetëm, partneriteti mes homoseksualëve. Edhe ato janë ndërkohë të pranuara nga shoqëria dhe shteti. Për këtë ndihmon ligji për partnerin e jetës i vitit 2001.

Të mbijetuarit, në muret e shtëpive: Kemi nevojë për ushqim

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:25

Numri i të vdekurve në Filipine vlerësohet të jetë 1798. Siç njofton autoriteti filipinas për mbrojtjen nga katastrofa, NDRRMC, shumica e viktimave janë nga provinca më e prekur Leyte, pasuar nga provinca fqinje e Samarit. Vlerësimet fillestare për rreth 10.000 të vdekur duket se kanë qenë shumë të larta, tha presidenti i Filipineve Benigno Aquino në kanalin televiziv amerikan, CNN.

Rreth 660.000 njerëz, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, kanë humbur shtëpitë nga tajfuni "Haiyan", apo u është dashur të ikin nga përmbytjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme