Opozita bën një hap më të qartë në debatin mbi armët kimike

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:41

Ka një ide se ata që i kanë sugjeruar Shqipërisë të marrë përsipër procesin e asgjësimit të armëve kimike, me shumë gjasë amerikanët, e kanë futur dhe opozitën në thes. Kanë qenë dhe disa deklarata të drejtuesve të PD-së, Berishës e Bashës, që e kanë inkurajuar këtë spekullim. Deklaratat e tyre kanë qenë të ndrojtura, dhe pa mesazh. Thjesht i kanë kërkuar transparencë qeverisë.

Ndërsa sot Basha është shtyrë pak më tutje. E ka bërë në një mbledhje të PPE-së. “Ne kemi folur që ditën e parë për këtë çështje, është mungesë transparence, është mungesë është mungesë përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë”, tha ai fillimisht, duke përsëritur fraza të thëna më parë. Veç në fund, bëri një përshkallëzim të qëndrimit: “Opozita është e vendosur që për këtë çështje të rëndësishme dhe për çdo çështje tjetër së bashku me qytetarët shqiptarë, të bëhet një barrierë e pakapërcyeshme për arbitraritetin, abuzivitetin, arrogancën dhe mungesën e transparencës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Dallimi mes qendrimit te opozites dhe opinionit publik eshte se opozita perfaqeson nje institucion dhe nuk mund te shprehet pa ditur detajet e marreveshjes. Ne kete sens ajo ka gjithe te drejten te rezervoje aksionin e saj kunder heshtjes dhe territ informativ dhe te kete nje qendrim te qarte dhe specifik atehere kur te dale ne diell kerkesa me te gjitha detajet e veta.

Opozita zyrtare duhet te shprehet fort qarte dhe KUNDER nese vertetohen keto qe po degjojme !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.