A janë martesa dhe familja ende të kohës?

Për këtë po debatohet në Gjermani - raporton DW. Në Gjermani krahas martesës tradicionale ka gjithnjë e më shumë forma të tjera të bashkëjetesës. Bashkëjetesa pa u martuar, familjet e përziera, prindër të vetëm, partneriteti mes homoseksualëve. Edhe ato janë ndërkohë të pranuara nga shoqëria dhe shteti. Për këtë ndihmon ligji për partnerin e jetës i vitit 2001. Ai mundëson që t'i jepet një kuadër ligjor marrëdhënieve të së njëjtës gjini.</p><p>Për të përligjur format e shumta të bashkëjetesës, Kisha Protestante Gjermane (EKD) nxori në qershor një broshurë si udhëzim për t'u orientuar. "Dokumenti për qëndrimin ndaj martesës dhe familjes", pati një forcë shpërthyese të paimagjinueshme. Konflikti po zien. Mbrojtësit e vlerave kundër ndryshuesve të vlerave. Konservatorët kundër liberalëve. Mediet në gjithë vendin raportojnë dhe komentojnë. Në shërbesat fetare, në dioqeza kudo diskutohet. Madje disa peshkopë katolikë kanë shprehur mendime kritike. Nuk ka dyshim se dokumenti i udhëheqjes së kishës ka ngjallur polemike më të mëdha të politikës kishtare të viteve të fundit. Katër muaj e gjysëm më vonë 23 milionë besimtarë protestantë akoma janë të ndarë përsa i përket kësaj çështjeje. a.n.
Add new comment