Besimtarët kosovarë denoncojnë kërcënimet “islamike” të bëra në adresë të policisë

Opinioni publik në Kosovë u kap në befasi dje nga një deklaratë kërcënuese e një grupi islamik kundër organeve të sigurisë dhe policisë. Këto të fundit kanë arrestuar me akuzën për terrorizëm gjashtë persona, dhe menjëherë pas këtij lajmi në zyrat e policisë mbërriti një email, në të cilin thuhej se “pasojat do të jenë të dhimbshme, nëse nuk lirohen të arrestuarit”. Emaili kish përmbajtje fetare.
Por sot ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës. Ajo ka dënuar qartësisht këtë kërcënim, dhe është rreshtuar pa ekuivok në anën e forcave të sigurisë e të organeve kushtetuese. “[Deklarata kërcënuese] është një sulm ndaj rendit kushtetues të vendit, [dhe ne përkrahim] fuqishëm punën e institucioneve kushtetuese të sigurisë së vendit, dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga opinioni që mos të paragjykojnë askënd derisa organet e drejtësisë nuk e japin fjalën e tyre”, thuhet prej tyre.
Më tej, autorët e kësaj deklarate u kanë nisur një apel shqiptarëve që po luftojnë në Siri: “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me këtë deklaratë fton të rinjtë e Kosovës që janë impenjuar me luftën në Siri [në cfarëdo mënyrë qofshin të përfshirë], që sa më parë të kthehen në vend pranë familjeve të tyre, ndërsa i porosit dhe i bënë me dije të gjithë atyre që kanë marrë një rrugë të tillë të mos bien pre e grupeve dhe individëve që dëshirojnë të bëjnë ‘Xhihad’ me tragjedinë e popullit sirian.”
Re.Pu.
Comments
Dmth edhe Bashkesia Islame e
<p>Dmth edhe Bashkesia Islame e Kosoves e pranon indirekt qe mund te behet Xhihad???!!! O perendiiii!!!! Dmth, u thote qe "mos e beni xhihadin ne Siri, se mund ta beni ne vende te tjera"???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Add new comment