Armët kimike, protestë në Tiranë, Korçë dhe Elbasan kundër shkatërrimit në Shqipëri

Postuar në 13 Nëntor, 2013 08:34

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.

Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Paralel me protestën në Tiranë, qytetarët po protestojnë edhe në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.

Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane reagimi qytetar duhet te jetë i madh kundër sjelljes së armeve në Shqipëri, për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë ne këtë proçes, pasi në datën 17 nëntor mund të merret vendimi dhe nuk ka më kohë as për mbajtjen e një referendumi.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Kesaj vajzes qe mban ne duar pankarten:</p><p>1) Shkruhet children killer</p><p>2) Nuk u provua kurre qe Asadi vrau femijet me gazin Sarin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.