SHENIM: Kanë dëmtuar bustin e Zogut

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:49

Kanë dëmtuar bustin e Zogut. Nuk kam qenë unë. Por, mund të kisha qenë. Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik. Thuhet që i kanë shkulur gërmat e emrit dhe kanë shkruar ca parrulla. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti. Provokimi i ish-Kryeministrit përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

Qesharakja e termit “zogist”

Pyes veten, a ka kuptim termi zogist. A ka pasur ndonjëherë? Sigurisht mund të ketë akoma gjallë njerëz që e kanë njohur, kanë përfituar apo lulëzuar familjarisht në kohën e tij, por kjo nuk e përbën zogizmin as rrymë, as filozofi, as mendim politik, shoqëror a artistik. Zogizmi, maksimumi mund të kosniderohet një lloj nostalgjie. Si një peshk që ke ngrënë në Jal. Por, ne peshkut të Jalit nuk i kemi ngritur buste.

Fati më ka sjellë të takoj njerëz të dashuruar pas Luigj Gurakuqit (se të deshte kur s’të deshnin, se të vishte kur të zhveshnin), pas Migjenit, pas Nolit, deri edhe pas Branko Merxhanit, Qemal Stafës e Lasgush Poradecit. Por, nuk njoh asnjë të dashuruar mbas Zogut, pas veprës e jetës së tij. Asnjë që të citojë çfarë Zogu ka thënë.

Dhe ja ku jemi. Me një bust të Zogut atje ku nuk e ka as Migjeni, as Luigji, as Mitrushi e as Noli, të harruarit e mëdhenj të një shteti të vogël. Historikisht, sunduesit tanë imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie nuk janë.

Bustet e turpit

Një llogari e thjeshtë më tregon që ne e mbushim Shqipërinë me buste të rreme. Kujtoni sa buste keni parë të vihen e të hiqen. I vetmi bust i pakontestuar është ai i Partizanit të Panjohur, mbase ngaqë është i panjohur. Po të ishte i njohur, do ta kishin përmbysur dhe atë.

Ka akoma buste në Tiranë që nuk e meritojnë të jenë as buste e as në sheshe, por, bustet që prej krijimit të shteti shqiptar i caktojnë autokratët në bazë të midesë së tyre politike. Indiferenca jonë qytetare i bën të jetojnë një lavdi që nuk është e tyrja. Derisa vjen dikush e bën atë që unë përtoj ta bëj. Në emër të Luigj Gurakuqit. Në emër të Nolit. Në emër të Migjenit.

Koloreto Cukali - Nga rubrika Tarta T’Arta në DITA

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

banale...

Submitted by Anonim (not verified) on

banale...

Submitted by Alpinisti (not verified) on

I vetmi bust i pakontestuar qenka ai i Partizanit te Panjohur?! E vetmja e mire e ketij pohimi eshte qe tregon fytyren e Koloreto Cukalit. Sa per Partizanin e Panjohur, ai bust per mua, dhe jam i bindur edhe per shume te tjere, eshte nje gjemb ne lekuren e Tiranes. Apatia e shume qytetareve tiranas qe kalojne perdite prane atij busti pa e demtuar apo pa peshtyre mbi te nuk mund te quhet moskontestim. Ndoshta shume syresh ngushellohen edhe me pissoire-in nen (ndoshta edhe tek) kembet e Partizanit te Panjohur, duke i "bere shurren" keshtu ne menyre shprehimore dhe figurative. Si stacion autobuzash qe lidh jo-bash-qendren me periferite e Tiranes dhe vendbanimet e provincialeve, tiranasit ua kane bere hallall dordolecin e panjohur bashke me halen nen toke. Ndoshta tani qe "njemilionshat dymijeleksha" paskan nisur "luften kunder statujave", ndoshta Tirana ndonje dite te bukur mund te zgjohet me Partizanin e Panjohur me turinjte brenda tek pshurrtorja.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

E para or Koloreto, nuk eshte bust por eshte shtatore. Ka nje diference qe mund te mos jete esenciale per ate qe ti do te thuash, por kjo nuk te jep te drejten t'ia futesh kodra pas bregu per te tjerat, se te humbet besueshmeria edhe per ate qe do te na mbushesh mendjen.

Qe ka shume shqiptare qe mund te mos e duan Zogun, a qe mund te jene indiferente kjo padyshim eshte e vertete. Kjo nuk do te thote qe nuk ka shqiptare qe per nje arsye o nje tjeter e duan Zogun. Fakti qe ti nuk ke takuar ende ndonje te tille, nuk do te thote qe nuk ka. Ky eshte nje gabim qe ju anal-istet e sotem e beni shpesh, me fjale te tjera shume nga ju jane si bizelja e perralles se Andersenit, e gjithe bota eshte ne ngjyren qe eshte bizelja vete ne ate cast.

Te gezohesh kur dhunohet nje permendore, qofte edhe e armikut tend, eshte te pakten shije e keqe, te shumten sadizem politik. Nese shqiptaret mendojne se ajo permendore nuk duhet te jete atje, ose nuk duhet te jete fare, ka rruge te tjera me te qyteteruara per ta shprehur dhe pastaj per ta realizuar. Me socialistet ne qeveri, mjafton nje vendim i kundert me ate te atij Kryeministrit qe permend ti per ta shkulur permendoren nga vendi dhe per ta zevendsuar psh me ate te Nolit. Mos u habit pastaj qe ndonje dite dikush qe eshte armik i Nolit, dhe mos kujto se nuk ka pavaresisht se ti mund te mos kesh takuar ndonje prej tyre, te shkoje e ta dhunoje ate. Cfare do te shkruaje ti ne kete rast?

Submitted by Epiroti (not verified) on

ahahahaha bravo Alpinisti.  Kam qeshur me ze sepse e ke shkruar bukur. SHpresoj qe Cukali i koloretes e lexon kete pergjigjen tende. Te uroj shendet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Teza e shkrimit tënd, Kolo, bie me këtë konstatimin për ushtarin e panjohur. Sepse tregon, që ti, ashtu si të gjithë njerëzit tek ne, kanë memorie të kufizuar, për të mos thënë selektive, kur bëhet fjalë për buste me emër dhe mbiemër. Prandaj ti ke rënë ose më mirë ke qenë në këtë grackë pa filluar të shkruash. Nëse nuk ke dëgjuar asnjeri të dojë Zogun, do të thotë, që ndoshta është i vetmi lider, që nuk e ka bazuar aktivitetin e tij politik, duke shpresuar te elemente iracionale kolektive ndaj tij, të tipit të të qarave 'të masave' më 11 prill 1985. Ke dëgjuar ti, që ndonjë lider perëndimor 'ta duan' pasuesit e tij? Nuk besoj. E kanë dashur Enverin 'masat popullore'? Natyrisht, padyshim. Hë, e gjen dot dallimin midis dy panoramave? Po, është e vërtetë, nuk ka thënie të njohura emblematike nga Zogu. Por ky është një konceptim i ngushtë i çështjes, i ngjyrosur me nuanca të realizmit socialist. Zogu ka qenë shtetar, ka themeluar shtet dhe i ka dhënë kuptim fjalës 'shtet' për shqiptarët. Mjafton të shikosh, se kush punonte në administratën komuniste deri në mes të viteve '60-të dhe e kupton, se për çfarë flitet. Ishte ajo, që bëri të funksionojë shteti komunist. Se po të ishte për laskuriqët, që zbritën nga malet me teserat e AVNOJ-it në xhep, përveç terrorit, zor se do të kishte gjë tjetër. Gjithashtu, themelet e shtetit ligjor në Shqipëri janë vendosur pikërisht nga Zogu. Pra, shteti ligjor, që nuk është as sot. Dhe nuk i dihet, se kur do të bëhet. Prandaj shkrimi yt është si një ditar i njeriu, që nuk i njeh fenomenet sociale dhe politike dhe shkruan për gjëra, për të cilat nuk ka aparaturën adekuate t'i zbërthejë. Në rastin më të keq është një shkrim i porositur ose një për të plotësuar normën për pagën e muajit, ndërsa në rastin më të mirë është një shfryrje e një djaloshi urban kryeqytetas, që ka fjetur keq në gjumin e pasdites dhe, për të larguar frustrimin, shfrytëzon hapësirën publike me masturbime intelektuale.

Submitted by Abel (not verified) on

banale...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kloreto,qenke vene nen sulmin e grerezave  me te shpifura te sistemit.Ja, keta jane disa shqiptaret,qe te shpallin lufte kur thua te verteten.....

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Edhe pse e  shkuara s'ka asnje vlere, mund te sherbej per nje gje : Si mesim per te ardhmen,e cila do te jete ashtu si ne do ta ndertojme.

Bust i madh ,i vogel,shtatore e madhe e vogel : kjo nuk ka vlere.

Zogu ka qene mbret i Shqiperise nga 1928 deri me 1939 me emrin Mbret i Shqiptareve.

Pastaj pushtimi i Shqiperise dhe nga 29 Nentori 1944, Shqiperia  u be Republike popullore me ne krye Enver Hoxhen deri ne 1985 ,kur nderroi jete.Edhe ky eshte fak historik.Ketij ja kane rrezuar bustin edhe pse simpatizuesit e tij jane te shumte.Kjo eshte historia dhe ajo vazhdon me Ramiz Alin,Fatos Nanon,Sali Berishen,Edi Ramen,etj.

Gazetaret,edhe ndonje nga ne, mund te japim opinione,por i takon politikes qe te japi zgjidhje nepermjet zbatimit te ligjit.Ligjin e ben populli nepermjet perfaqsuesve te tij ne parlament.

Per keta ja vlen te diskutojme,prandaj sipas meje,nuk ja vlen te diskutojme :busti, shtatorja.

Kur populli te behet i ndergjegjshem per vendimet e tij ,athere do te vndoset edhe per bustet dhe kush i meriton.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.