Të mbijetuarit, në muret e shtëpive: Kemi nevojë për ushqim

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:25

Numri i të vdekurve në Filipine vlerësohet të jetë 1798. Siç njofton autoriteti filipinas për mbrojtjen nga katastrofa, NDRRMC, shumica e viktimave janë nga provinca më e prekur Leyte, pasuar nga provinca fqinje e Samarit. Vlerësimet fillestare për rreth 10.000 të vdekur duket se kanë qenë shumë të larta, tha presidenti i Filipineve Benigno Aquino në kanalin televiziv amerikan, CNN.

Rreth 660.000 njerëz, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, kanë humbur shtëpitë nga tajfuni "Haiyan", apo u është dashur të ikin nga përmbytjet.

Në zonat më të prekura të vendit mijëra njerëz presin për ndihmë. Prej ditësh ata duhet t'ia dalin pa ushqim, ujë dhe përkujdesje mjekësore. Kudo të mbijetuarit kanë pikturuar në muret e shtëpive thirrjet e dëshpëruara: "Kemi nevojë për ushqim!", "Na shpëtoni!" dhe "Ndihmë!". Fëmijët rrinë buzë rrugë duke qarë dhe kërkuar ndihmë, njoftojnë ndihmësit. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.