Protestohet kundër armëve kimike, thirrje qeverisë: Jo asgjësimit në Shqipëri

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.
Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Paralel me protestën në Tiranë, qytetarët po protestojnë edhe në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.
Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane reagimi qytetar duhet te jetë i madh kundër sjelljes së armeve në Shqipëri, për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë ne këtë proçes, pasi në datën 17 nëntor mund të merret vendimi dhe nuk ka më kohë as për mbajtjen e një referendumi.
Add new comment