Arkiv-Lajme

Fule: Shqiptarëve u duhet dhënë një ide e qartë e rrugës drejt BE-së

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:20

Duke bërë bilancin e qëndrimit të tij dyditor në Shqipëri, Štefan Füle, komisioner i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë vlerësoi dy tregues pozitivë për zhvillimet e Shqipërisë, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe kalimin paqësor të pushtetit. Ai personalisht ishte me opinionin se vendet anëtare do të duhet të marrin në muajin e ardhshëm një vendim politik, që Füle e përshkroi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

A.Idrizi: Fundamentalizmi, edhe Zoti e di se do na vrasin në emër të Zotit!

Postuar në 12 Nëntor, 2013 15:38

Në editorialin e sotëm (me titullin e mësipërm) të gazetës së Prishtinës, Express, analisti Arben Idrizi ka trajtuar, kuptueshëm nën dritën e zhvillimeve në fundit, çështjen e fundamentalizmit islamik në Kosovë. “ne tashme jemi Brenda fundamentalizmit islamik dhe luftës së tij të çmendur, sa më lejoni të ironizoj, s’ka më zot të mos e vërejë dhe kuptojë këtë”, thotë Idrizi. Sipas tij, faj për këtë përshpejtim të fenomenti ka politika populiste e Thaçit, mbështetja indirekte që ka dhënë për këtë dukuri bashkësia islame e Kosovës por edhe disa flirtime politike, si ai i Vetëvendosjes.

Gazeta e Lesit fton biznesmenin Mane të flasë për kromin

Postuar në 12 Nëntor, 2013 12:52

“Koha jonë” e Nikollë Lesit, (në fakt shkrimi në fjalë duket se është shkruar nga vetë Lesi),

Shakaja e shqiptarit me bombë në tren, trondit Bavarinë

Postuar në 12 Nëntor, 2013 11:26

Shakara me bombë mund të bëhen në filma komedi si ai “Takim me prindërit” ku Ben Stiller i acaruar nga stuardesa, lemeris avionin. Por në jetën e vërtete këto janë “shaka me zarar”. Një shqiptar është arrestuar në stacionin hekurudhor në Emskirchen të Bavarisë, në Gjermaninë jugore. Fillimisht u transmetua si ndodhi e përnjimendtë, por ishte një shaka që i kushton tashmë arrestimin 35 vjeçarit. Në kohën kur faturinoja i kërkoi biletën të riut, ai duke treguar me gisht një çantë, bërtiti “bomba”. Sipas sat1bayern.de.

Përgjigja e gjatë e Ramës për lëndët kimike: Nuk ka asnjë sekret, nuk është vendosur asgjë!

Postuar në 12 Nëntor, 2013 09:53

Konferenca e përbashkët me eurokomisionerin e Zgjerimit Fyle, ishte rasti i duhur që gazetarët ta pyesnin kryeministrin Rama për kryetemën e këtyre ditëve, lëndët kimike siriane. Thelbi i përgjigjes së gjatë të Ramës ishte se “ne jemi bashkë me vendet e tjera të NATO-s në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim. Në momentin që do na duhet të marrim një vendim, sigurisht këtë do e ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me Parlamentin”.

Pas 13 vjetësh, gjykata vendos: “Hashashi” i Shkrelit është kërp industrial. A mbyllet këtu odiseja?

Postuar në 12 Nëntor, 2013 08:23

Nga kërpi industrial tek hashashi, një grup fermerësh të Shkrelit bredhin prej vitesh të tëra dyerve të gjykatave nën akuzën e kultivimit të lëndës së famshme narkotike. Ndërkohë që ata vetë deklarojnë se kanë mbjellë kërp, të kontraktuar nga një shoqatë angleze. Më në fund Gjykata e Apelit në Shkodër i ka shpallur të pafajshëm 22 fermerët e akuzuar.

Strazimiri-Arvizusë: Dil mor zotëri dhe sqaro popullin më pro-amerikan në glob!

Postuar në 12 Nëntor, 2013 07:13

Lidhur me çështjen e armëve kimike siriane, deputeti demokrat Genti Strazimiri i ka kërkuar së fundi llogari vetë ambasadorit amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu. Duke e akuzuar madje se po ndikon në shtimin e anti-amerikanizmit tek populli më proamerikan në botë. Ja ç’shkruan Strazimiri në faqen e tij në fb:

Ndërron jetë komandoja shqiptare. Babai: Ishte në depresion pas misionit

Postuar në 12 Nëntor, 2013 06:08

Gazeta Mapo ka intervistuar të atin e komandos shqiptare Marenglen Bramati, që dha shpirt në Spitalin Ushtarak, dy javë pas kthimit nga Afganistani. Nënoficeri 31-vjeçar, pjesë e forcave komando i drejtoi armën në kokë vetes vetëm pak ditë pas kthimit nga misioni, e megjithë përpjekjen e mjekëve, nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Marengleni kishte qenë pjesë e pesë misioneve: një herë në Irak, dy herë në Çad dhe dy herë të tjera në Afganistan.

Pas arrestimeve, kërcënim për sulm ndaj policisë kosovare nga “Xhemati i Xhihadit”!

Postuar në 12 Nëntor, 2013 04:55

Mediat e Prishtinës njoftojnë se pas arrestimit të gjashtë të dyshuarve si terroristë islamikë, një komunikatë kërcënuese është shpërndarë nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është duke analizuar shkallën e seriozitetit të këtij kërcënimi. Komunikata e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thotë:

Rama, sqarim konfidencial deputetëve: Nëse pranojmë stoqet kimike, çmontimi do jetë i sigurtë

Postuar në 12 Nëntor, 2013 04:25

Një sqarim për deputetët e grupit parlamentar, që kryeministri Rama ka dashur ta mbajë “larg mediave” lidhur me çështjen delikate të stoqeve kimike siriane, ka dalë sot në të përditshmen Panorama. Rama u ka thënë dje deputetëve socialistë se nga biseda e gjatë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, ka marrë garanci të plota teknike e logjistike për shkatërrimin e këtyre sasive të rrezikshme, nëse Shqipëria vendos të pranojë. “Por nuk ka asnjë diskutim ende, dhe jo më vendim për këtë punë”, u tha Rama deputetëve, të cilët nuk bënë ndonjë pyetje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme