Shakaja e shqiptarit me bombë në tren, trondit Bavarinë

Shakara me bombë mund të bëhen në filma komedi si ai “Takim me prindërit” ku Ben Stiller i acaruar nga stuardesa, lemeris avionin. Por në jetën e vërtete këto janë “shaka me zarar”. Një shqiptar është arrestuar në stacionin hekurudhor në Emskirchen të Bavarisë, në Gjermaninë jugore. Fillimisht u transmetua si ndodhi e përnjimendtë, por ishte një shaka që i kushton tashmë arrestimin 35 vjeçarit. Në kohën kur faturinoja i kërkoi biletën të riut, ai duke treguar me gisht një çantë, bërtiti “bomba”. Sipas sat1bayern.de. u paralizua qarkullimi, policia nisi kontrollin dhe bëri transportin e 300 udhëtarëve me autobusë. Pas kontrollit nuk ka rezultuar asnjë rrezik, vetëm një shaka e tepruar, e mjaftueshme që shqiptari të shoqërohej në polici. Ai po merret në pyetje për shkeljen e qetësisë publike dhe për kërcënim me kryerje të një vepre penale. Nëse autori nuk kishte biletë, zgjodhi rrugën e gabuar për të dalë nga situata.
a.k
Comments
Na felliqen. Si ka mundesi qe
<p>Na felliqen. Si ka mundesi qe kudo qe flitet per Shqiptare, armet do jene prezente (fiktive apo jo).</p><p>U leshuan idiotet rrugeve te EU.</p>
Shaka? Kjo eshte idiotesi.
<p>Shaka? Kjo eshte idiotesi.</p>
Nena e idiotit eshte
<p>Nena e idiotit eshte gjithmone me barre, thone italianet. E ka hak te rrije ne fresk per ca vite, keshtu edhe shoqeria do te shpetonte nga nje idiot!</p>
Add new comment