Kosovë, “nom de guerre” e të dyshuarit terrorist të kapur dje: Al Albani

Postuar në 12 Nëntor, 2013 03:14

Lajmi i djeshëm nga Kosova që fliste për prangosjen e një grupi të dyshuar si terrorist, sipas policisë kosovare lidhej kryesisht me agresionin fizik ndaj dy shtetasve amerikanë të një shoqate fetare, por edhe me dyshime mbi veprimtarinë e tyre në Sirinë e përfshirë nga flakët e luftës. Në total bëhet fjalë për gjashtë persona, Valon Sh., Musli H, Ardian M., Nuredin S., dhe Bekim M, me të dyshuarin kryesor Genc S. në krye. Ky i fundit ka qenë luftëtar në Siri bashkë me shqiptarë të tjerë, ka deklaruar se është ithtar i Al Kaedës (e cila në Ballkan do të hyjë së shpejti, pretendon ai) dhe është kthyer prej kohësh duke ngjallur shumë dyshime. Dhe vjen “qershia mbi tortë”, një detaj mbase dytësor por në fakt shumë trazues: Nofka luftarake e Genc S., qenkësh Ebu Hafs Al Albani! Një njësim shqetësues i grupit më famëkeq terrorist me emrin e kombit tonë.

a.k

Comments

Submitted by Tan Lepuri (not verified) on

<p>Duke se ky Al Albani qenka nacionalist shqiptar he? Ahahahha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.