Arkiv-Lajme
1o-shja e "helmit"
AKIP- Alenaca Kundër Importit të Plehrave ka artikuluar 10 arsye për mos-sjellen e gazit sarin për asgjësim në Shqipëri.
1. Armët kimike, rrezik për njerëzit dhe ambientin. Territori i kufizuar dhe prania e burimeve të shumta ujore rrisin shkallën e përhapjes së një rrjedhjeje, që do ishte me pasoja katastrofike.
2. Qeveria, në kundërshtim me veten dhe ligjin. Ndalimi i importit të mbetjeve në Shqipëri nga ana e qeverisë bie në kundërshtim me politikën e saj për mbrojtjen e territorit dhe jetës së njerëzve me lejimin e mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse.
Ushtarët zviceranë me origjinë shqiptare në foto me simbolin e shqiponjës, shkaktojnë “tërmet” në Zvicër
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Albanian Observer sjell një foto të 9 ushtarëve shqiptarë me simbolin e shqiponjës kuq-e-zi. Sipas portalit, fotoja ka krijuar një tallaz të vërtetë në mediat e huaja sepse rikthen temën e nacionalizmit.
Që kur fotoja doli në rrjetin social Facebook, 24 orë më parë, opinioni publik zviceran është tronditur. Bëhet fjalëpër ushtarë zviceranë por me kombësi shqiptare. Dhe pyetja e zviceranëve “vendas” është, a duihet të rekrutojnë ushtarët të kombësive të tjera?
Lubonja e quan thjesht “servilizëm” qendrimin e Qeverisë shqiptare për armët kimike
Qeveria e re po sillet në mënyrë servile ndaj fuqive huaja (specifikisht ShBA-ve), duke pranuar të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin shqiptar, “vetëm për t'u legjitimuar në pushtet”, ka thënë Fatos Lubonja dje gjatë një interviste për “Dojçe Velen”.
Sa do na japin për gazin sarin? 40 miliardë euro? 2 miliardë Euro? Rrezik, për ne do mbeten vetëm 200 milionë euro...
Maks Velo guxon e flet për veriorët që kanë "pushtuar" territorin, trashëgimi nga mentaliteti otoman
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Maks Velo ka vendosur të flasë për atë që askush nuk guxon. Gjithçka bëhet për të mbuluar “pushtimin” e tokave nga të ardhurit. “Nëse heqim një vijë imagjinare në Fushë-Krujë dhe ndajmë Shqipërinë në dy pjesë, nuk ka asnjë jugor që të ketë marrë një copë tokë mbi atë vijë dhe tërë veriorët kanë zbritur deri në Butrint” thotë ai i intervistuar nga MAPO. Problemin Maksi e ka bërë publik përmes një libri të ri të titulluar “Betonizimi i demokracisë”, (UET Press), dhe konklizioni ëshët që masakra urbane nuk zhbëhet më..
Blushi e Dule fshikullojnë Ministrin e Jashtëm: "diplomacia ka mbetur njësoj"
Panorama raporton se Blushi e Dule "kanë dalë kundër Bushatit", duke iu referuar Ministrit të Jashtëm. Blushi përdori shprehjen e fortë: "qeveria ndryshoi pas zgjedhjeve të 23 qershorit, por diplomacia mbeti e njëjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të përcaktojë disa piketa në politikën e jashtme" Blushi kërkoi një strategji në rregullimin e shërbimit diplomatik. Ai kërkoi kritere se "kush duhet të punojë e kush nuk duhet të punojë"
Nga ana tjetër, Duletheksoi se ka përplasje e mbivendosje kompetencash për sa i përket çështjes së minoriteteve.
Zef Brozi thotë se Rama nuk mund të jetë naiv për armët kimike, dhe në fund i bën një kompliment
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
“Nuk dua ta besoj se kryeministri Rama do të jetë aq naiv dhe të pranojë një kërkesë apo ofertë të tillë,” kështu e nis intervistën te Shqiptarja.com, Zef Brozi,Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit.
Më tej ai I bën apel qeverisë Amerikane dhe Bashkimit Europian që “të mos diktojnë dhe imponojnë qeverinë ‘Rama’ që të veprojë në kundërshtim me interesat e popullit që e ka votuar dhe besuar” dhe sidomos Kryeministrit Rama që të mos bëhet qeveri servile që pranon edhe të helmojë popullin e vet...
Shkon në 20 numri i të arrestuarve nga policia rrugore. Po, nga policia rrugore!
Balkanweb njofton se Drejtoria e Policisë Rrugore ka nisur precedim penal ndaj 20 personave që kanë shkelur rregulla të qarkullimit. Sipas kësaj policie në disa raste janë konstatuar, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa dëshmi përkatëse, largimi nga vendi i aksidentit, si dhe mosbindja e drejtuesve të mjeteve ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë.
Hapet rruga për hetimin e zyrtarëve të lartë. Ndryshon ligji, por ngelet për të parë Maliqi!...
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e së enjtes dy projektligje që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe ligjin antimafie. Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.
Ekstradohet nga Greqia pas 9 muajsh Arben Frroku, autori i dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt
Athina zyrtare, pas 9 muajsh nga vrasja e komisar Dritan Lamaj i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku. Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Policisë ka mbërriur në aeroportin ndërkomëbetar “Nënë Tereza” me avion nga Athina, pasditen e sotme, rreth orës 17:10. Nga aeroporti ku ishin vendosur forca të shumta sigurie, Frroku është shoqëruar për në burgun e sigurisë së lartë 302.