Arkiv-Lajme
"Zgjedhjet u blenë" - thotë PD dhe "dorëzon" Korçën në KQZ
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për anulimin e zgjedhjeve lokale në Korçë. Në emër të PD, dorëzimi u bë nga përfaqësuesi ligjor i saj, Oerd Bylykbashi. Në një prononcim për mediat, ky i fundit tha se PD i kërkoi KQZ shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 3 nëntorit për kryetar bashkie në Korçë dhe ripërsëritjen e tyre.
Biznesi amerikan: Paguajmë ryshfete, zyrat tatimore na marrin para nën dorë
Biznesi amerikan bën apel që të luftohet korrupsioni në administratën tatimore.Ka qenë Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i cili ka denoncuar ryshfetet nën dorë që bizneset detyrohen ti japin administratës tatimore për shërbime të ndryshme. Crawford ka deklaruar se kjo praktikë po largon investitorët.
‘Telegraph’, denoncon deputetin britanik: U premtonte anglezëve kontrata biznesi në Shqipëri
Gazeta “The Telegraph” ka denoncuar permes nje artikulli deputetin britanik konservator Mark Pritchard, i cili i premtonte biznesit anglez kontrata ne Shqiperi, fale njohjeve qe pretendon se ka me perfaqesues te larte te politikes ne vendin tone.
Ne nje video, filmuar fshehtas nga nje gazetar qe u prezantua si invetitor i rreme, ai thote se kerkon 3 mije sterlina ne muaj per sherbimet e konsulences dhe 3% per cdo kontrate te lidhur.
Darka e pajtimit (pas sherrit për flamujt e munguar)
Neglizhenca e qeverisë për në dekorimin e qytetit me flamuj kombëtar dhe shtetëror me rastin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka shkaktuar një konfrontim mes PDSH-së dhe BDI-së, që janë dy partitë kryesore shqiptare në Maqedoni.
Korça dhe Basha sipas Mustafa Nanos. Fiks Fare dhe media, sipas Mero Bazes
Duke komentuar pamjet filmike mbi një grup studentësh që u paguhej udhëtimi drejt Korcës për të votuar kandidatin e PS-së, Mustafa Nano dhe Mero Baze merren i pari me standartin e zgjedhjeve dhe i dyti me pyetjen pse TCH ka vendour të transmetojë pamjet në fjalë.
Shkruan Nano në Zululandin e tij në DITA:
Dorëhiqet (pas një muaji punë) Sekretarja e Ministrisë së Integrimit
Dorëhiqet pas një muaji punë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit. Etleva Çiço i ka paraqitur dorëheqjen ministres Klajda Gjosha, me anë të një letre, ku shprehet se shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi i pozicionit të Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.
Sipas letrës, e botuar sot në të përditshmen Panorama, "janë shkelur urdhrat, rregullat dhe ligjet në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri".
Çfarë ndodhi në Korçë (dhe diçka mbi videon e Fiksit) sipas një demokrati
Elvi Fundo, një demokrat i zëshëm i PD-së së Korcës, në një analizë të botuar sot nga e përditshmja DITA sjell një vështrim tërësisht tjetër nga "linja zyrtare" e PD për atë që ka ndodhur në Korcë, përfshirë një video ku shihen disa studentë me 2 mijëlekësha në duar, transmetuar nga emisioni Fiks Fare (Fundo është edhe mik dhe ish-gazetar i Fiks Fare - shkruan DITA që boton edhe foto të tij me Boden e Cakulin).
Lënia e mandateve nga ministrat? Nis javën tjetër, por "nuk do jetë në grup" - thotë Celibashi
Javën e ardhshme ministrat e kabinetit Rama nisin procesin e lënies së mandateve - sipas ministrit për marrëdhëniet me parlamentin Ilirian Celibashi. Televizioni TCH citon Celibashin të ketë deklaruar se ky proces do të nisë në ditët në vijim dhe se lënia e mandateve prej ministrave nuk do të zhvillohet në grup.
Edi Rama mund të pritet (nesër) pa flamuj shqiptarë në Shkup. BDI dhe PDSH, partitë shqiptare në Maqedoni akuzojnë njëra tjetrën
PDSH sot ka ngritur akuzën se përse në qytetin e Shkupit nuk janë vendosur flamujt shqiptarë, në përputhje me protokollin shtetëror për pritjen e Edi Ramës.
Familjet e pushtetshme Berisha e Millosheviç, paralele interesante tek Dita
Gazeta Dita është hapur sot me një hulumtim të gazetarit Habjon Hasani, i cili ka hequr ca paralele mbi pushtetin dhe familjen Berisha, krahasuar me familjen Milosheviç pas renies nga pushteti.
Pikënisjen autori e merr nga termi “Klani i Zemunit”, akuza e Berishës dhe njëherësh lagje e shtrenjtë rezidenciale, ku kishin ndërtuar vilat e tyre njerëzit më të besuar të ish-regjimit të Millosheviçit.